Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Ledia Lazi
-
Arkitekti
Ledia Lazi
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Kate
1
-
Photography
Ledia Lazi
Përshkrimi
Jeni gati të eksplorojmë një paletë ngjyrash neutrale? Arkitekte Ledia Lazi na prezanton me projektin Ap4_LIDA, i realizuar në stilin modern të ndërthurur me elemente neoklasike, ku ato me evidentet janë kompozimi i kornizave, dritaret e mëdha dhe tavanet e larta. Kombinimi i ngjyrës së bardhë, krem, bezhë, kafe, gri dhe të zezë balancohet më së miri në një hapësirë e cila përfshin funksionin e ndenjes, kuzhinën dhe ngrënien.
Një ndër hapësirat funksionale e cila përben konceptin e të gjithë apartamentit është korridori. Një hyrje lineare e gjatë, e kompozuar me detajin e kornizave ku gjatë ecjes në të zbulon pozicionin e dhomave dhe tualeteve dhe në fund të tij, si një surprizë, shpaloset e gjithë hapësira e ndenjes e mbushur me dritë, ku lexohen të gjitha materialet dhe ngjyrat e përdorura.
Në pamjet sipër vihet re rafti i librave në dru arre, i kompozuar si një strukturë e thjeshtë dhe minimaliste e cila pozicionohet pas një divani në ngjyrë bezhë. Brenda perimetrit të tapetit në ngjyrë krem janë vendosur kolltukët me strukturë druri dhe lëkurë kafe të errët.
I gjithë plani i ndenjes pozicionohet përballë këndit të Tv. Një mobilje me strukturë në dru arre dhe syprinë mermeri merr të gjithë vëmendjen. Po ashtu edhe një ndriçues toke qëndron në krah të saj duke u bërë pjesë e këtij kompozimi minimalist.
Kuzhina përbën zemrën e kësaj hapësirë. E dua shumë planin e saj që shikon nga ndenja dhe nga ngrënia. Ngjyra gri e rafteve lidhet me se miri me materialin e drurit duke krijuar një kontrast i cili evidenton edhe shpërndarjen e funksioneve. Ishulli prej mermeri në ujëra kafe dhe gri i rri bukur konceptit të hapësirës, duke mundësuar balancimin e materialeve pasi përdorimi i drurit është në masë.
Një element tepër evident është aspiratori cilindrik në teksturë betoni. Ai vjen poshtë tavanit të kuzhinës (po ashtu në teksturë betoni), ku përveç funksionit, duket thuajse si një instalacion minimalist i cili nuk e cënon aspak imazhin e kësaj hapësire.
Pjesë e këtij trekendëshi kompozimi ngelet ngrënia e cila pozicionohet në krah të dritareve të larta. Drita mbulon të gjithë hapësirën duke i dhënë nuanca ngrohtësie dhe duke evidentuar karakterin e saj neoklasik. Karriget në strukturën e tyre elegante prej druri vendosen në perimetër të tavolinës së pozicionuar në qendër të këtij plani.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania