Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Andaras Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
1807.4 m2
-
Kate
5K+2K(nëntokë)
Përshkrimi
I pozicionuar në zonën e Portit, të qytetit të Sarandës YACHT PREMIUM HOTEL kombinon arkitekturën elegante minimaliste me mobilimin bashkëkohor, luksoz.
Hoteli shfaq dizajnin bashkëkohor shqipëtar. Bazuar në konceptin e një anije lundrimi, fasada elegante e bardhë dominohet nga pesë kate me ballkone të lakuara butësisht, që të kujtojnë kuvertën e varkave.
Identiteti i hotelit njihet përmes dizajnit të jashtëm të ndërtesës, me një fasadë që përcaktohet nga linjat dominuese horizontale. Pllakat e dyshemesë së ndërtesës tkurren nga niveli në nivel duke u ngjitur, duke krijuar një lartësi që zvogëlohet në të gjitha këndet.
Përveç arkitekturës së përgjithshme, ambientet e brendshme dhe mobiljet janë projektuar dhe zgjedhur posaçërisht për hotelin për të arritur një identitet të dallueshëm dhe të njohur.
Në brendësi të hotelit janë projektuar ambjenti i Holl-Recepsionit, Bar-Restoranti dhe 26 dhoma të kategorisë Deluxe dhe Suite, pothuajse të gjitha të orientuara me pamje nga deti.
Dhomat janë të bollshme, të rehatshme dhe çlodhëse, me mjaft detaje elegante, moderne dizajni për t'i bërë ato sa me tërheqëse. Të gjitha janë të dekoruara me tone neutrale të bezhës dhe gri-së.
Vendndodhja
Saranda, Vlorë, Albania