Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Vilë Individuale Vuno

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      APPA Architects

    • Arkitekti

      Msc.Arch.Persida Shkrepa

    • Tipologjia

      Residential Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2018

    • Sipërfaqja

      320 m2

    • Kate

      2

    • Photography

      Liridon Cani

    Përshkrimi

     

    Vila shtrihet në Jug të Shqipërisë, në fshatin Vuno. Që në hapat e parë të projektimit është vendosur të ruhet tipologjia e vilave dhe e ndërtimit në fshat. Ndërtimi me gur, dritaret drejtkëndore dhe me hark në pjesën e hollit, si dhe grilat e drurit veneciane, janë integruar me stilin “rustic” në interier. Muret e gurit janë ndërtuar të tillë që dhe në interier dhe në eksterier të jenë të gdhendur dhe të skalitur në mënyrë që të bëhen pjesë e dekorit dhe dizajnit.

     

     

    Karakteristikë dhe veçanti e vilës është pozicionimi i saj në krye të një shkallare tarracash të cilat kanë funksione si tarracë e gjelbëruar, parikim si dhe kantinë vere në hapësirën e brendshme, duke i’u përshtatur dhe biznesit të familjes i cili është vinotekë.

    Hap pas hapi, në çdo fazë të projektit u mendua nga ana e klientit dhe e APPA Architects që te vila në Vuno të ndërthureshin detaje të tipologjisë së vilave në Mykonos, Greqi me parapetet e harkuar me suva si dhe të përdorej xhami për vetitë që ka si material. Pamja panoramike ishte kusht për t’u ruajtur nga çdo cep i objektit, prandaj dhe xhami ishte zgjidhja ideale.

     

     

    Dyshemetë e shtruara në verandë janë 2 lloje:

    • Me mozaik, ku ndërthuren 2 materiale, tullë qeramike e marrë në Toskanë dhe gur i punuar vendas.
    • Dyshemeja e dytë, e cila përkon si tarraca e tretë në objekt, është e shtruar me parket kuadratik në mënyrë që t’i japi ambientit një prekje rustic. Në perimetër të parketit, 15cm gjerësi është rrethuar me gurë dekorativ të bardhë që bëjnë lidhjen e parapetit me suva të bardhë me dyshemenë parket.

    Parapetet në shkallë, verandë dhe ballkon janë trajtuar me të njëtin detaj, me mur tulle të suvatuar dhe dritare me hark, si dhe trarë druri të ekspozuar në tavan.

    Fasada, në sipërfaqen më të madhe, është tipologji e vilave përreth ku 2 faqet lindore dhe perëndimore janë trajtuar me gurë të zhveshur dhe suva.

     

    Bashkëpunime
    Persida Shkrepa
    Autori
    Anita Tare
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link