Të dhëna mbi projektin
-
Studio
avatelier
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Armand Vokshi
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
In construction
-
Ekipi
Jani Toçi, Kristiana Aliaj, Soni Oka
Përshkrimi
Kjo ndërhyrje arkitektonike ndodhet në pjesën jugore të Tiranës, në kodrën e gjelbëruar përballë qendrës Teg.
Ajo tenton të krijojë një lojë volumesh të ndërlidhura, në dukje të vendosura në mënyrë rastësore, ku frymëzimin konceptual mbi artikulimin volumor e merr tek banesat vernakulare të Tiranës së vjetër. Kombinimi i volumeve krijohet nga artikulimi funksional i hapësirave të brendshme, të cilat shtrihen në 2 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Këto hapësira të brendshme janë mjaft dinamike si në planin horizontal, ashtu edhe në atë vertikal, me në lojë të brendshme hapësirash boshe të dyfishta e me lartësi të ndryshme brenda kutive drejtkëndore.
Nëntoka është mjaft e pasur me funksione të shumëllojshme të cilat gëzojnë një trajtim të veçantë dhe intim të penetrimit të dritës zenitale në forma të ndryshme të studiuara sipas orientimit të ambienteve.
Veshja e jashtme do të jetë një kombinim e gurit leçez me bazë shtufi dhe çarjeve gjeometrike të xhamta, të cilat do të krijojnë një lojë harmonike dritëhijesh me lëvizjen e diellit apo me ndriçimin artificial gjatë natës.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania