Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Boiken Construction
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Sipërfaqja
600
-
Kate
2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
E vendosur në një ambient të bukur natyror, në gadishullin verior të Kep Merlit, kjo vilë qëndron si një pikë shikimi e detit të hapur, përballë ishullit Korfuz dhe plazheve të Ksamilit.
Aksesi bëhet nga lart poshtë, përmes një kopshti në formë amfiteatri të rrethuar nga mure guri të papërpunuar, që bien në kundërshtim me arkitekturën e pastër minimale të vilës.
Një palë shkallë të çojnë në katin e parë transparent, ku ndodhet dhe hyrja.
Interieri trajtohet si një hapësirë e vazhdueshme dhe fluide, ku nga çdo kënd mund të përfitoni pamje panoramike mbreslënëse. Një hapësirë me lartësi të dyfishuar shërben si një lidhje midis dy kateve dhe trajtohet si një zonë e ndërmjetme, një kopsht i brendshëm me ullinj që i jep shtëpisë një pamje më të madhe dhe krijon ndjenjën e të qenurit brenda-jashtë.
Zonat ditore dhe hapësirat rekreative siç janë SPA dhe një Kinemaja, janë të vendosura në katin e përdhe, ndërsa dhomat e gjumit ndodhen në katin e parë.
Vila karakterizohet nga një transparencë e dyanshme që thekson lidhjen me peizazhin. Ka një kopsht nga të dyja anët dhe një tarracë të hapur përballë jugut me një pishinë gjatësore “infinite” , e rrethuar nga bimësi tipike mesdhetare.
Vendndodhja
Sarandë, Vlorë, Albania