Të dhëna mbi projektin
-
Studio
maden group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Commercial, Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
320 m²
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Si pjesë e kulturës sonë, pasi gjejmë një vendtakimi të ri, mund të kalojmë orë të ndryshme të ditës për raste të ndryshme në të njëjtin vend, veçanërisht kur këtij vendi - si Trianglo Lounge Bar - i shtohet puna e artistëve të ndryshëm, të cilët i japin atij vlera vendase. Sfida e këtij projekti, përveç shtyllave të shumta në bar, të cilat i eleminojmë përmes dizajnit të brendshëm, ishte edhe krijimi i një hapësire që përshtatet në mënyrë të ekuilibruar me disa përbërës. Veprat e artit, ngjyrat dhe bimët, janë tre përbërësit që plotësojnë njëra-tjetrën dhe në mënyrë harmonike bëhen një.
Pllaka qeramike e zgjedhur, e quajtur Araldica, e punuar me dorë dhe e projektuar nga dizajneri italian Federico Pepe, i dha hapësirës një përvojë dhe ndjenjë tjetër. Efekti joshës i kësaj pllake, e cila ka një lojë perfekte të dualitetit me një pamje natyrore dhe linja minimaliste në kompozimin e saj gjeometrik, ishte zgjedhja perfekte për të përmirësuar karakterin dallues të dizajnit të brendshëm.
Hapësira pasurohet me punimet artistike të artistit tonë vendas Jakup Ferri, i cili është një element tjetër që kontribuon për ta bërë hapësirën më miqësore dhe të gjallë, si dhe më tërheqëse për klientët e këtij restoranti. Duke ecur nëpër këtë rrugë gjallëruese, një hyrje tërheqëse ngjyrë vjollcë ju fton në këtë hapësirë ku dominon ngjyra vjollcë. Brendësia është moderne, e hijshme, me hapësira dhe vija të pastra. Sapo të hyni në ambient, dyshemeja e purpurt shtron shatërvanin e hyrjes i cili ju jep një mirëseardhje të ngrohtë.
Sipër shatërvanit gjenden bimë që plotësojnë pamjen e ndriçuar nga drita e shiritave të neonit që janë instaluar në tavan. Gjatë ditës, rrezet natyrore të dritës mbushin hapësirën dhe krijojnë një fokus natyral të bimëve, ndërsa natën, ajo lë hapësirë të ndritshme. Skema e ngjyrave vjollcë dhe jeshile ju drejton drejt një bari të hapur.
Restoranti u punua me detaje të tilla dhe përbëhej nga bimë që bëhen objekt i vëmendjes së madhe të mysafirëve. Ndarjet për shishet krijohen duke përdorur gota, gjë e cila krijon një kompozim të gjallë dhe një lojë interesante të reflektimit të dritës. Hapësira e banakut të barit dhe raftet balancojnë interierin.
I vendosur në një zonë të sapo zhvilluar të qytetit që është bërë një pjesë e rëndësishme e strukturës urbane në një kohë shumë të shkurtër, Trianglo Lounge Bar është një pikë tërheqëse për një audiencë rinore dhe të modës premium.
Vendndodhja
Prishtina, Prishtina, Kosovo