Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Red Ribbon

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Nusejba Hamiti, Fjolla Saiti

    • Tipologjia

      Design

    • Statusi

      Completed

    • Ekipi

      Nusejba Hamiti, Fjolla Saiti

    Përshkrimi

    Red Ribbon është një ndërhyrje urbanistike e pozicionuar në hyrje të objektit të ish radio Tetovës, objekt i cili së fundmi ka funksionuar si Hapësira Socio Kulturore "Space Tetova".

    Red Ribbon është projekt i financuar nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe është realizuar nga vullnetarët e kësaj hapësire, duke i dhënë objektit të ish radio Tetovës një pamje tjetër në hyrje të tij.

    Nga mungesa e një parkingu të mirëfilltë për biçikleta dhe fasadës së dëmtuar nga faktori kohë dhe njeri, lindi ideja për krijimin e "Red Ribbon" një shiriti të kuq që do të përshkonte një pjesë të fasadës, duke e zbukuruar atë.

    Lokacioni në të cilin është vendosur kjo ndërhyrje  është një lagje e zhvilluar në mënyrë organike që nga periudha e perandorisë Osmane e deri më tani. Në vitin 2018, një godinë e braktisur në këtë lagje u shndërrua në një qendër sociale dhe kulturore për të rinjtë e qytetit. Në hyrjen kryesore të këtij objekti ndodhet një hapësirë ​​e vogël publike ku është vendosur Red Ribbon.

    Të frymëzuara nga forma organike e lagjes, edhe ndërhyrja trajtohet si e tillë, një formë organike që fillon nga dyshemeja dhe ngrihet lartë duke vazhduar kështu e lirë nëpër fasadë. Ky shirit i realizuar nga metali i pa ndërperë krijon funksione të ndryshmë siç janë: mbulesë mbi derë, ulëse, parkim për biçikleta dhe vazo për lule.

    Funksionet e këtij elementi janë shumë të nevojshme nga shfrytëzuesit e hapësirës Socio Kulturore “Space Tetova” dhe banorëve të lagjes. Mirëpo qëllimi i arkitekteve dhe projektuesve është të krijojnë një lidhje midis kërkesave të shoqërisë dhe si ato mund të përkthehen në zgjidhje fizike që rezultojnë në qytete dhe hapësira më të jetueshme.

    Filozofia pas këtij projekti është krijimi i një hapësire njerëzore bazuar në kërkesat aktuale të shoqërisë dhe gjetja e zgjidhjeve të përkohshme dhe të lira që do të ndihmojnë në identifikimin e zgjidhjeve ideale afatgjata.

    “Duke projektuar Red Ribbon, ne u përpoqëm të krijonim një element që të gjithë të ndihen rehat duke e përdorur, dhe njëkohësisht të shërbejë si katalizator për krijimin e ndërhyrjeve të përmasave të ngjashme në të gjithë qytetin, duke krijuar një mjedis më të jetueshëm dhe tërheqës për qytetarët.”

    Autori
    Nusejba
    Vendndodhja

    Tetovo, North Macedonia

    Get Directions
    Galeria
    Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt Red Ribbon-projekt

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link