Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Piramida e Tiranës

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      MVRDV

    • Faqja e Studio

      https://www.mvrdv.com/

    • Tipologjia

      Cultural

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2023

    • Photography

      Ossip van Duivenbode

    Përshkrimi

    Në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, një lloj i ri qendre kulturore është tashmë i hapur dhe i aksesueshëm për publikun. Piramida e Tiranës, e ndërtuar fillimisht si një muze kushtuar diktatorit komunist Enver Hoxha, është transformuar në mënyrë rrënjësore nga MVRDV, duke ripërdorur strukturën e betonit, Piramida është tani një skulpturë e hapur në një park të ri. Parku dhe skulptura janë shtëpia e një grupi kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe rreth ndërtesës origjinale që tani permban kafene, studio, punëtori, zyra, inkubatorë dhe klasa ku të rinjtë shqiptarë do të mësojnë tema të ndryshme teknologjike falas. Fasadave të pjerrëta të ndërtesës i janë shtuar shkallët, duke i lejuar njerëzit të ecin në të gjithë ekspozitën e ish-diktatorit.

    E hapur për herë të parë si muze në vitin 1988, Piramida e Tiranës ka patur perdorime të shumta. Që nga rënia e regjimit komunist, ndërtesa u përdor në mënyra të ndryshme si radiostacion, klub nate, vend konferencash, qendër transmetimi dhe, gjatë Luftës së Kosovës 1999, bazë për NATO-n. Funksionet gjithnjë në ndryshim, së bashku me planet e mëparshme jo të plota të rinovimit, lanë pas një sërë ndryshimesh që e bënë brendësinë të rrëmujshme dhe të errët. Në dekadat e fundit, çështja se çfarë të bëhej me ndërtesën ishte shumë e diskutueshme. Një studim i publikuar në vitin 2015, megjithatë, tregoi se shumica e shqiptarëve ishin kundër prishjes së ndërtesës dhe në vitin 2017 kjo dëshirë u nderua kur qeveria njoftoi planet për të transformuar monolitin e betonit. Ky premtim u realizua me ndihmën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkisë së Tiranës, me vendimin e marrë për ta kthyer godinën në një mjedis edukativ për të rinjtë shqiptarë.

    Për shumë shqiptarë, Piramida është një simbol i fitores mbi regjimin, dhe dizajni i MVRDV-së u frymëzua nga mënyra se si ata e kishin rifituar ndërtesën. Pas vdekjes së diktatorit, struktura e përkeqësuar kishte shërbyer prej kohësh si vendtakim për të rinjtë e Tiranës, të cilët do të ngjiteshin në fasaden  e pjerrët dhe – jo pa rrezik – do të rrëshqisnin përsëri poshtë. Tani, shkallët ngrihen në anët e pjerrëta, duke lejuar njerëzit e të gjitha moshave të ngjiten në majë të ndërtesës. Në anën perëndimore, një ashensor u jep akses në majë të Piramidës për ata që nuk mund të ngjitin shkallët, ndërsa një tra përfshin një pjesë të pjerrët ku njerëzit mund të rrëshqasin ende deri në fund.

    “Herën e parë që pashë Piramidën duke u shëtitur gjithandej nga të rinjtë e Tiranës, u preka thellë nga simbolika e saj dhe nga optimizmi i saj i jashtëzakonshëm”, thotë partneri themelues i MVRDV, Winy Maas. “Duke pasur parasysh se kjo ishte ndërtesa më e shtrenjtë që shteti komunist kishte realizuar ndonjëherë në një kohë kur popullata e shtypur shqiptare jetonte në varfëri, ne hoqëm të gjitha simbolet që lavdëronin diktaturën në transformimin tonë. Ne mbajtëm disa nga detajet origjinale në mënyrë që vizitorët të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për të kaluarën e errët të ndërtesës. Struktura është plotësisht e hapur dhe të gjitha këto kuti janë ‘të ulura’ brenda dhe rreth strukturës. Dikur quhej në mënyrë sardonike ‘Mauzoleumi i Enver Hoxhës’, Piramida e transformuar tani është kthyer në një monument për njerëzit dhe aftësinë e tyre për të kapërcyer dhe mbijetuar diktatorët”.

    Puna e ekipit të projektimit të MVRDV përfshin dhe rrethon strukturën ekzistuese, duke përdorur strukturën si një plan, në të cilin u shtuan hapësira dhe kuti të aksesueshme nga publiku për edukim dhe aktivitete. Një grumbull kutish me ngjyra që përmbajnë dhoma për edukim dhe aktivitete janë të shpërndara brenda dhe rreth strukturës dhe parkut. Këto shtesa shumëngjyrëshe gjenden gjithashtu në majë të strukturës dhe në parkun në pjesën e përparme të ndërtesës, duke i dhënë mjedisit atmosferën e një festivali.

    Rreth gjysma e këtyre hapësirave do të strehojë institucionin arsimor jofitimprurës TUMO Tirana, i cili ofron arsimim passhkollor falas për 12 deri në 18 vjeç në teknika të reja si softuer, robotikë, animacion, muzikë dhe film. E themeluar në Armeni në vitin 2011 dhe që atëherë u përhap në të gjithë Evropën, TUMO ndihmon në ofrimin e arsimit dhe mundësive që mund të jenë një mjet kundër emigrimit që kërcënon ekonominë e vendeve si Shqipëria. Gjysma tjetër e kutive me ngjyra do të jetë e aksesueshme për publikun, duke pritur hapësira me qira për kafene, restorante, zyra dhe laboratorë, inkubatorë, hapësira studio dhe më shumë.

    Transformimi i Piramidës tregon se si një ndërtesë mund të bëhet e përshtatshme për një epokë të re, duke ruajtur në të njëjtën kohë historinë e saj komplekse dhe tregon se ndërtesat historike brutaliste janë ideale për ripërdorim. Projekti përmbush gjithashtu një sërë Objektivash të Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosura nga Kombet e Bashkuara. Në vend që ta shkatërrojë strukturën me kot, guaska e saj e fortë prej betoni është përshtatur sipas parimeve të ekonomisë rrethore. Duke qenë se pjesa më e madhe e strukturës është e hapur për rrethinat për pjesën më të madhe të vitit, vetëm kutitë e shtuara që strehojnë programin arsimor duhet të jenë të kontrolluara nga klima, duke reduktuar konsumin e energjisë. Qëndrueshmëria sociale është avancuar në përdorimin e ri të ndërtesës, me programin arsimor që avancon arsimin dhe përgatit brezin e ardhshëm për sukses.

     

     

    Project Name: The Pyramid of Tirana
    Location: Tirana, Albania
    Year: 2018-2023
    Client: Albanian-American Development Foundation (AADF)
    Size and Programme: 11,835m2 - educational facility, commercial, public space
    Max Height: 24.5m
    Height (Pyramid centre): 20.2m

    Credits
    Architect: MVRDV
    Founding Partner in charge: Winy Maas
    Partner: Stefan de Koning
    Design Team: Ronald Hoogeveen, Stavros Gargaretas, Guido Boeters, Angel Sanchez
    Navarro, Boris Tikvarski, Jasper van der Ven, Mirco Facchinelli, Manuel Magnaguagno, Leo
    Stuckardt

    Visualisations: Antonio Luca Coco, Luca Piattelli, Jaroslaw Jeda, Luana La Martina,
    Gianlorenzo Petrini
    Strategy and Development: Willeke Vester, Daan van Gool
    Copyright: MVRDV Winy Maas, Jacob van Rijs, Nathalie de Vries

    Partners:
    Albanian-American Development Foundation (AADF), Municipality of Tirana; Albania Ministry
    of Culture
    Education partner: TUMO Tirana
    Co-architect: iRI Architecture
    Contractor: Fusha shpk
    Project coordination: Albanian-American Development Foundation (AADF)
    Landscape architect: iRI; JESHILE; MVRDV
    Structural engineer: ARUP; Gentian Lipe; Luan Murtaj
    MEP: ARUP; iRI; Nikolin Risilia; Artur Dado; Isuf Kore
    Monuments Expert: Daniel Gjoni
    Cost calculation: iRI Architecture
    Environmental advisor: Arben Liçi
    Photographs: © Ossip van Duivenbod

    Autori
    Sonia

    Sonia Budini is an architect/editor at Pikark, currently based in Tirana. Research enthusiast, the most recent one is PreservingWesternBalkans (Open Source Platform). Project manager at another OS platform such as The Albanian House.

    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link