Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Besian Mehmeti Architects
-
Faqja e Studio
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Industrial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Sipërfaqja
3600 m2
-
Kate
3
-
Photography
Vase Amanito
Përshkrimi
E ndodhur përgjatë autostradës A2 në zonën industriale të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, “F Factory” konsolidon objektet e ndryshme të kompanisë Federbau në një ndërtesë të vetme që synon të stimulojë bashkëveprimin midis departamenteve të ndryshme.
Klienti ishte në kërkim të një fabrike të re në mënyrë që kompania të mund të përmirësoj funksionalitetin e prodhimit dhe shitjes së dyshekëve dhe t'i jepnin një frymë të re ambienteve të punës, zyrave dhe sallës për ekspozim – showroom-it.
Ndërtesa e shtrirë në horizontale në gjatësi prej 128 metra dhe siperfaqe 3,600m2 - përbëhet nga "trupi" si zonë prodhimi dhe "koka" si bërthama krijuese. Kutia e madhe e "trupit" është e ndarë në pllaka të trazuara, për të lehtësuar peshën dhe masën e vëllimit. "Koka" përbëhet nga kuti më të vogla të grumbulluara dhe të shkallëzuara për të formuar tarraca dhe thellime të ekspozuara, të cilat kornizojnë pamjet dhe inkurajojnë përdoruesit në dialog me kontekstin dhe natyrën. Në qendër të "kokës" ndodhet atriumi vertical i cili rrit përshkueshmërinë e ndërtesës, duke lejuar që rrezet e diellit dhe ajri të depërtojnë në brendi, duke i bërë njerëzit të rrethuar nga natyra.
Hyrja kryesore shpalon një hapësirë me lartësi të dyfishtë , ku vizitorëve janë të mirëpritur në showroom; zyrat e reja administrative dhe tregtare dhe dhomat e takimeve gjenden në katin e sipërm, me pamje nga atriumi dhe kati përdhes. Programi i ndërtimit krahas linjave të reja të prodhimit përfshin hapësira për logjistikë, depo dhe mensë për personelin. Hapësira midis showroomit dhe zonës së prodhimit i kushtohet dhomave të zhveshjes dhe zonave të trajnimit, si dhe hapësirave teknike.
Konfigurimi hapësinor është i këndshëm dhe koherent me formën arkitektonike, duke e bërë mjedisin e jashtëm dhe hapësirat e brendshme një tërësi të integruar. Zonat e brendshme të projektit u krijuan duke synuar thjeshtësinë, me mure dhe tavane të bardha dhe dysheme neutrale. Sapo të hyni, ka zona të hapura dhe të ndriçuara natyrshëm me një “oborr” të brendshëm si element kryesor në qarkullimin e brendshëm.
Nga jashtë, përzgjedhja e materialeve karakterizohet me një kombinim të sipërfaqeve të plota dhe boshllëqeve në fasadë, duke mundësuar nivele të ndryshme të porozitetit të vëllimit. Natyra e fortë e fasadës metalike në kombinim me sipërfaqet me xham krijon një lojë interesante të ndryshimit të reflektimit përgjatë ditës.
Projekti synon të përmbushë aspiratën e klientëve për një pikë të rëndësishme referimi, të dukshme nga autostrada dhe peisazhi përreth, në një kontekst industrial që nuk ka referenca vizuale. Nëpërmjet këti projekti, ne mundesuam të sjellim bashkë rehatinë dhe qetësinë në hapësira dhe mprehtësinë në detaje, duke i siguruar kompanisë Federbau një mundësi fantastike për t'u transformuar dhe rritur.
Vendndodhja
Tetovo, North Macedonia