Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Stacioni i zjarrfikësve në Lezhë dhe Fier

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Studio Rebus

    • Faqja e Studio

      http://www.studio-rebus.com/

    • Arkitekti

      Ilirjana Bozo

    • Statusi

      Project Idea

    • Viti i ndërtimit

      2022

    • Sipërfaqja

      3068 m2

    Përshkrimi

    Ndërhyrja e propozuar në stacionet e përzgjedhura të zjarrfikësve në Lezhë dhe Fier nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturave fizike, e mundësuar nga kontributi i Qeverisë së Polonisë dhe e zhvilluar në partneritet me UNDP-se, është plotësisht në përputhje me prioritetet dhe nevojat sektoriale dhe në frymën kombëtare për rritjen e efektivitetit dhe performancës së shërbimit të decentralizuar të zjarrfikësve.

    Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në modernizimin, rritjen e standardeve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale dhe të reagimit të Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit nëpërmjet mbështetjes për shërbimet komunale të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit.

    Vetë projekti synon të përmirësojë standardet e sigurisë, të optimizojë rrjetet e komunikimit si dhe të sigurojë një lëvizshmëri dhe aksesueshmëri efikase duke ofruar asistencën e duhur infrastrukturore në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira kombëtare dhe/ose ndërkombëtare. Objektivi i detyrës është zhvillimi i projektit për ndërtimin e godinave të zjarrfikësve në përputhje me sektorin dhe standardet e ndërtimit të kërkuara, në Bashkinë Lezhë dhe Fier.

     

    Stacioni zjarrfikës i Bashkisë Fier

    Stacioni zjarrfikës i Bashkisë Fier parashikohet të zhvillohet në dy kate. Kati i parë është kryesisht për makinat zjarrfikëset dhe ambjentet e nevojshme për funksionimin normal të tyre. Në katin e dytë ndodhen zona dhe funksione për personelin dhe veprimtarinë e përgjithshme të stacionit të zjarrfikësve. Objekti ka orientim veri-jug duke krijuar një oborr të gjerë në anën perëndimore të parcelës, oborr i nevojshëm për daljen dhe hyrjen e makinave. Dalja e makinave është projektuar në anën perëndimore të sheshit me akses direkt në rrugën kryesore. Kulla ndodhet në pjesën jugore të sheshit.

    Në katin përdhe janë pozicionuar makinat zjarrfikëse dhe ambjentet e tyre ndihmëse. Hyrja kryesore e stacionit zjarrfikës është parashikuar në katin përdhe në pjesën perëndimore të ndërtesës. Lartësia e katit përdhe është 4.76 m.

    Në katin e parë janë pozicionuar funksionet administrative të stacionit. Funksionet janë pozicionuar në dy anët e një korridori dhe ndriçohen nga lindja dhe perëndimi. Afër shkallës dhe ashensorit janë pozicionuar dhoma e kontrollit dhe zyrat kurse pjesa e pushimit në pjesën fundore të korridorit në zonën më të qetë. Lartësia e katit të parë është 3.70 m.

    Projekti hulumton dhe propozon krijimin e një marrëdhënie të qëndrueshme bashkëjetese dhe bashkë-ekzistence të programit të propozuar, hapësirave të gjelbërta dhe krijimit të një hapësire urbane e cila të kthehet në një gjurmë emancipuese e estetike në territor për banorët.

    Koncepti është bazuar në gjetjen e një zgjidhje të ndërmjetme e cila jo vetëm që akomodon programin e propozuar por në të njëjtën kohë nuk neglizhon por i jep një vlerë të veçantë implementimit të hapësirave rekreative në objekt.

    Zgjidhja e propozuar në fasadë është reflektim i këtij koncepti.

    Qasja jonë e konsideron veprën arkitektonike jo si një punim që mbaron me ndërtimin, por si një instrument, përmes të cilit rigjenerohet indi urban e social. Kompozimi hapësinor kthehet në një celebrim të gjeometrisë së pastër, qëndrim i cili thekson se gjurma arkitektonike duhet të jetë e artikuluar, e diferencuar dhe shënjuese në atë kontekst urban. Në territorin në fjalë, ndërtesa e re do të identifikohet lehtësisht. Gjeometria e saj, ritmi i elementeve në fasada, materialet dhe ngjyrat e bëjnë të kuptueshme funksionin e ndërtesës dhe kështu ajo mund të kthehet në një pikë referimi dhe orientuese për zonën.

    Gjuha arkitektonike do të mbetet e thjeshtë, e ndërtuar mbi dialogun hapësirë-formë-strukturë. Lëvizja dhe itinerari janë elementë po aq me vlerë në përjetimin hapësinor. Në terma funksionalë, organizimi i hapësirave është i thjeshtë. Kjo e bën atë të funksionojë mirë dhe përdoruesve të hapësirave të mos u duhet të kryejnë rrugë të gjata për të arritur në destinacion. Në çdo pozicion të hapësirës, lehtësisht mund të evidentohen dhe arrihen shkallët.

    Në terma estetikë, në trajtimin e fasadave, nuk përdoren elemente butaforikë, të cilët do të rëndonin apo komplikonin volumin e pastër.

    Nëpërmjet orientimit të ambjenteve shfrytëzohet në mënyrë pasive energjia diellore.

     

    Stacioni zjarrfikës i Bashkisë Lezhë

    Stacioni zjarrfikës i Bashkisë Lezhë parashikohet të zhvillohet në dy kate. Kati i parë është kryesisht për makinat zjarrfikëset dhe ambjentet e nevojshme për funksionimin normal të tyre. Në katin e dytë ndodhen zona dhe funksione për personelin dhe veprimtarinë e përgjithshme të stacionit të zjarrfikësve. Objekti ka orientim verilindje-jugperëndim përgjatë rrugës duke krijuar një oborr të gjerë në anën veriore të parcelës, oborr i nevojshëm për daljen dhe hyrjen e makinave. Dalja e makinave është projektuar në anën veriore të sheshit me akses direkt në rrugën kryesore. Kulla ndodhet në pjesën perëndimore të sheshit.

    Në katin përdhe janë të pozicionuara makinat zjarrfikëse dhe funksionet e tyre mbështetëse. Ajo është e ndarë në dy volume të lidhura me një korridor. Hyrja kryesore e stacionit të zjarrfikeses është gjithashtu në katin përdhe në perëndim të ndërtesës. Korridori lidhës ndërmjet dy volumeve shënon hyrjen kryesore të stacionit të zjarrit.

    Në katin e parë ndodhen funksionet administrative të stacionit të zjarrfikësve. Funksionet janë të pozicionuara përgjatë të dy anëve të një korridori të vetëm që ka akses të drejtpërdrejtë të dritës përmes veriut dhe jugut. Është i ndarë në dy vëllime i lidhur me një korridor ku janë vendosur shkallët dhe ashensori.

    Projekti hulumton dhe propozon krijimin e një marrëdhënie të qëndrueshme bashkëjetese dhe bashkë-ekzistence të programit të propozuar, hapësirave të gjelbërta dhe krijimit të një hapësire urbane e cila të kthehet në një gjurmë emancipuese e estetike në territor për banorët.

    Koncepti është bazuar në gjetjen e një zgjidhje të ndërmjetme e cila jo vetëm që akomodon programin e propozuar por në të njëjtën kohë nuk neglizhon por i jep një vlerë të veçantë implementimit të hapësirave rekreative në objekt.

    Zgjidhja e propozuar në fasadë është reflektim i këtij koncepti.

    Qasja jonë e konsideron veprën arkitektonike jo si një punim që mbaron me ndërtimin, por si një instrument, përmes të cilit rigjenerohet indi urban e social. Kompozimi hapësinor kthehet në një celebrim të gjeometrisë së pastër, qëndrim i cili thekson se gjurma arkitektonike duhet të jetë e artikuluar, e diferencuar dhe shënjuese në atë kontekst urban. Në territorin në fjalë, ndërtesa e re do të identifikohet lehtësisht. Gjeometria e saj, ritmi i elementeve në fasada, materialet dhe ngjyrat e bëjnë të kuptueshme funksionin e ndërtesës dhe kështu ajo mund të kthehet në një pikë referimi dhe orientuese për zonën.

    Në terma estetikë, në trajtimin e fasadave, nuk përdoren elemente butaforikë, të cilët do të rëndonin apo komplikonin volumin e pastër.

    Objektet publike duhen trajtuar si elemente me ndikim të fortë në shkallë urbane. Për nga shkalla e inovacionit që sjellin në formë, në teknologji e strukturë, rekomandohet që këto objekte të jenë cilësisht të diferencuara nga pjesa tjetër, për t’u kthyer në pika reference në shkallë urbane.

    Autori
    Ilrijana bozo
    Galeria
    stacioni i zjarrfikesve fier_studio rebus-pikark stacioni i zjarrfikesve fier_studio rebus-pikark stacioni i zjarrfikesve fier_studio rebus-pikark stacioni i zjarrfikesve fier_studio rebus-pikark stacioni i zjarrfikesve lezhe_studio rebus-pikark stacioni i zjarrfikesve lezhe_studio rebus-pikark stacioni i zjarrfikesve lezhe_studio rebus-pikark

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2

      Harmoni Teksturash nga Ulisse Design

      Ulisse Design
      • Apartament

      AB House

      EZ:A Office
      • Projekt interieri
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link