Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    SELLMA Beauty - Make up Showroom and Shop

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      PHI+ ARCHITECTS

    • Faqja e Studio

      https://www.instagram.com/phiplusarchitects/

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2023

    • Sipërfaqja

      300 m2

    • Photography

      Dea Zogiani

    • Ekipi

      Lead Architects: Rinë Zogiani (Arch. PhD. Cand.), Bernard Nushi (MSc Arch.)
      Junior Architect: Rinor Zeqiri

    Përshkrimi

    Projekti i SELLMA Beauty - Make up Showroom dhe SELLMA Shop, ishte një sfidë unike për studion e arkitekturës PHI+ARCHITECTS për shkak të sipërfaqes së madhe prej rreth 300 m2 vetëm në Showroom-in e Makeup, pa llogaritur pjesët e administrimit dhe të punishtes, si dhe koha e shkurtër për realizimin e këtij projekti në tre muaj. Duke filluar nga ndryshimi i destinacionit të hapësirës dhe përshtatja nga një godinë magazinimi në një Showroom unik që mbështet grimierin dhe jep mundësinë për ekspozimin e kreativitetit dhe përvojës së punës krijuese me yjet e Showbizit Ndërkombëtar dhe Kombëtar.

    Frymëzimi kryesor ka qenë fillimisht përshtatja e hapësirës për të ruajtur karakterin e në një hapësirë ​​fluide dhe elegante, frymëzuese dhe unike, duke zbutur format e vrazhda dhe duke i kthyer ato në forma të rrumbullakosura.

    Materiali ndërtimor që është përdorur në këtë projekt është gipsi me mundësitë e veta për lakimin dhe përftimin e formave të ndryshme amorfe, natyrale  në të gjithë hapësirën, sepse funksionon shpejt dhe lehtë – prandaj është optimal dhe efikas. Ngjyra e përdorur në këto hapësira u përftua duke kombinuar disa teknika për të arritur një pamje natyrale të gurit pastel ngjyrë bezhë - e gjitha punuar me dorë në hapësirat e tavanit dhe murit. Në pjesën më ekskluzive të interierit, përdoret një ngjyrë më e guximshme e gurit të kuq natyral për të dhënë një kontrast dhe interpretim të guximshëm të krijimit artistik, i cili ofron një paraqitje të ndryshme dhe një ndjesi të ndryshme të mjedisit - pra, i njëjti element në të gjitha format e tij.

    Ndriçimi është një element tjetër që projektohet dhe ekzekutohet në një rrjet jo të rregullt, por në një rrjedhshmëri lëvizjeje, pikërisht për arsyen e vazhdimësisë së formave të harkuara dhe gjysmë harkuara (si pjesë e formës rrethore si forma gjeometrike më e përsosur në natyrë), të cilat janë në sinkron me ekspozimin e produkteve dhe linjën e lëvizjes.

    Mobiljet janë bërë me porosi sipas të hapësirës dhe stilit elegant por unik, ku gjithçka është krijuar me udhëzime të vazhdueshme nga ekipi i arkitektëve duke sugjeruar ngjyrën, teksturën, format dhe ndjesinë që duhet të përcjellë në secilin prej tyre.

    PHI+ARCHITECTS dhe SELLMA Beauty - Make up Showroom dhe SELLMA Shop kanë punuar posaçërisht në mënyrë që ky Showroom të mos prezantojë vetëm një dyqan për blerjen e grimit më të fundit, por të përcjellë një ndjenjë estetike të bukurisë dhe eksperiencave, ku të gjithë kanë hapësirë ​​për të interpretuar eksperiencën dhe mishërimin e vet me artin e grimit, përmes arkitekturës dhe tendencave bashkëkohore, duke e kthyer blerjen dhe grimin në një eksperiencë, argëtim, edukim dhe mbi të gjitha art.

    Autori
    PHIPLUS ARCHITECTS
    • Instagram
    • Facebook
    Vendndodhja

    Prishtina, Kosovo

    Get Directions
    Galeria
    Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty Phi plus architects_sellma beauty

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link