Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Pana Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Pezana Rexha
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
Kati i Parë
-
Kate
1 kateshe
Përshkrimi
Kur Olsiana na kontaktoi u entuziazmuam shumë duke ditur që gjithçka që e rrethon Lunariaan e karakterizon inovacioni dhe e bukura e mbi të gjitha ka të bëj me konceptin e luleve për të cilat ne jemi shumë të apasionuar.
Në fakt në momentin e parë nuk e dinim që ajo që do krijonim do kishte qënë një nga gjërat më unike qoftë për ne por dhe për interioret e Tiranës.
Gjithçka u zhvillua shumë shpejt, dhe në skica me dorë ku të gjitha idetë e Olsianës u përkthyen në vizatime e më pas u kthyen në realitet.
Një koncept ku realiteti I vetëm që mund të gjehet brenda në ambjent kthehet dhe në pak surrealitet e duke ju përshtatur qoftë funksionit primar të Art Caffe në të njëjtën kohë të përshtatej dhe me tendencat e fundit dhe dëshirat e klientëve për të patur mundësi për të bërë foto në kënde të ndryshme dhe të larmishme.
Dy janë ngjyrat mbizotëruese në interior roza dhe e bardha të ndërthurura për të krijuar një botë surreale. Dekoret e shumëngjyrshme të realizuara përmes luleve të thara I japin një tjetër dimension hapësirës dhe ajo që është më e rëndësishme koloritet stinor.
Me pak fjalë një botë magjike plot lule shpaloset në këtë interior duke mbajtur në mendje dy elementë kaq të ngjashëm lulet dhe vajzat.