Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Kronos Agroturizëm

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Atria Studio

    • Faqja e Studio

      https://www.atria.al/

    • Arkitekti

      Enola Martopullo

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture, Interior Design, Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2022

    • Photography

      Anita Hajdari, Greis Golemi

    • Ekipi

      Anita Hajdari, Greis Golemi

    Përshkrimi

    “Kronos Agroturizëm” pozicionohet në Guzaj, Shijak, Durrës, në një zonë me reliev të ndërthurur fushor-kodrinor. Ky variacion i relievit i jep zonës jo vetëm një peizazh fantastik, por gjithashtu potencial për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në çdo stinë të vitit.

    Koncepti i Kronos bazohet në ngritjen dhe zhvillimin e një biznesi që mbështetet në prodhimin vendas dhe promovon kulinarinë, produktet, dhe bukurinë natyrore të zonës.

    Përballë një qasje të tillë, lind natyrshëm një linjë orientuese në procesin e dizenjimit të ambjenteve të brendshme drejt materialeve natyrore, ngjyrave të tokës, hapjes ndaj dritës dhe peizazhit natyror, si sfondin e përsosur mbi të cilin kompozohen ambjentet në interier.

    Kështu, në zonën e restorantit kemi një dominancë në përdorimin e gurit natyror dhe ngjyrës jeshile, të kontrastuar në nivel dyshemeje nga përdorimi i gjeometrisë bardhë e zi.

    Një element tjetër element kyç në hapësirën e restorantit është dhe banaku, i cili vihet në shërbim të lojës së kontrastit, me dimensionet dhe ngjyrën vishnje të tij.

    Në katin e sipërm pozicionohen ambjentet akomoduese.

    Korridori si element i lëvizjes horizontale shërben gjithashtu si një hapësirë lidhëse për dizajnin ndërmjet dy kateve me funksione të ndryshme, të lokalizuara në të njëjtin objekt.

    Karakteri i dhomave i përshtatet konceptit të përgjithshëm të interierit; një linjë tradicionale mobiliesh prej druri natyror me një prekje të ekuilibruar ngjyrash.

    Materialet, teksturat e ngjyrat natyrore janë ato të cilat përcaktojnë hapësirat e brendshme të Agroturizëm Kronos. Një prekje e ekuilibruar ngjyrash krijon kontrastin e nevojshëm për ti dhënë më shumë intensitet hapësirave të mëdha dhe për të nxjerrë në pah karakteristikat e elementëve të përdorur për të formësuar hapësirat.

    Autori
    Atria Studio
    Vendndodhja

    Guzaj, Shijak, Durrës, Albania

    Get Directions
    Galeria
    kronos agroturism atria studio

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Timber Apartment

      ICA STUDIO
      • Apartament

      Maccaferri Balkans

      Studioarch4
      • Projekt interieri

      Dolce Far Niente Apartment

      Katrori B
      • Apartament
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link