Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Klinika See Well

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      NH Architecture

    • Arkitekti

      Nesila Hajdini

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2018

    • Sipërfaqja

      126 m2

    • Kate

      1

    • Photography

      Skeria Lako

    Përshkrimi

    Projekti i klinikës See well, është konceptuar për të sjellë një shërbim sa më cilësor dhe njëkohësisht të ofrojë një ambjent të këndshëm gjatë pritjes dhe vizititës  mjekësore.

    I gjithë koncepti i shpërdarjes së hapësirës, ndërtohet mbi  krijimin e një pike qëndrore, asaj së referencës, e cila përkon  në këtë rast  me  të vetmen kollonë ekzistuese në mes të hapësirës, nga  ku e gjithë lëvizja do të marrë jetë.

    Frymëzuar nga vetë ndërtimi  i syrit, shpërndarja  drej  dhomave të mjekut dhe diagnostikimit, realizohet nëpërmjet  "udhërrëfyeseve  të dritës “ të cilat burojnë nga kollona qëndore (burimi i dritës )

    Jo rastësisht aty gjendet dhe recepsioni, ku klientët mundet të orientohen lehtësisht drejt ambjenteve të klinikës.

     

    Zanafilla e gjithë projektit, është drita, e cila përhapet në ambjetet e tjera, të vendosura rreth e përqark burimit të saj.

    Hapësira është ndarë në dy ambjentë kryesore, në forma gjeometrike të pastra:

    1. Zona e pritjes, ku ndodhen  recepsioni, pritja  dhe vitrina e askesorëve.

    2. Ambjenti i shërbimit, i cili formëzohet gjithashtu nga figura gjeometrike,  ku përveç dy dhomave të doktorëve ndodhen salla e mbledhjeve, kuzhina, tualeti dhe pëfundon me dy dhomat e diagnostikimit.

    Qëllimisht është zgjedhur një stil minimalist, me paletën e ngjyrave drejt grisë dhe të bardhës për të përcjellur ndjesinë e nje hapësire të madhe dhe të pastër, e domosdoshme për një klinike. Gjithashtu janë marrë parasysh dhe ngjyrat e logos së klinikës, ku ngjyra e kuqe është zgjedhur si përbërës lidhës, e përdorur kryesisht në moblijet e lëvizshme të klinikës. E gjithë hapësira përshkohet nëpermjet linjave të ndriçimit, të cilat drejtojnë klientin nga njëra dhomë diagnostikimi te tjetra.

    Klinika, ndodhet në një nga zonat  kryesore të Tiranës, edhe pse jo buzë  rrugës  kryesore, qarkullimi në rrugicën përpara saj është i lartë.

    Për të krijuar një lojë midis hapësirës së jashtmes dhe asaj  brendshmes, zona e pritjes është veçuar nga rruga nëpërmjet një strukture vertikale, gjysëm transparente. Kjo zgjedhje sfumon jetën brenda klinikës, e parë nga jashtë.

    Pikërisht për shkak të vendodhjes, më në brëndësi të rrugës kryesore, klienti kërkonte që fasada kryesore të binte në sy edhe nga larg.  Kjo kërkesë, përpos lojës me ndiçimin e brendshëm, u forcua duke sjellë një vitrinë arti, konceptuar me skulptura xhami të realizuara nga mjeshtri i punimit të qelqit, Vasil Dhiamanti.

    Irisi i syrit, vjen i abstrakuar me gjithë njgyrat, nuancat, transparencën  duke percjellur  jetën brenda klinikës në një tjetër dimension artistik.

    Të vendosura në vitrinë, nga ku vjen dhe i vetmi burim drite natyrale, këto vepra transformojnë ambientin nëpermjet vallëzimit të ngjyrave  në hapësirat e brendshme,  nën efektin e ndryshueshëm të dritës së diellit.

    Bashkëpunime
    Nesila Hajdini

    Architect

    Autori
    NH

    Architecture studio

    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link