Të dhëna mbi projektin
-
Studio
NH Architecture
-
Arkitekti
Nesila Hajdini
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2018
-
Sipërfaqja
126 m2
-
Kate
1
-
Photography
Skeria Lako
Përshkrimi
Projekti i klinikës See well, është konceptuar për të sjellë një shërbim sa më cilësor dhe njëkohësisht të ofrojë një ambjent të këndshëm gjatë pritjes dhe vizititës mjekësore.
I gjithë koncepti i shpërdarjes së hapësirës, ndërtohet mbi krijimin e një pike qëndrore, asaj së referencës, e cila përkon në këtë rast me të vetmen kollonë ekzistuese në mes të hapësirës, nga ku e gjithë lëvizja do të marrë jetë.
Frymëzuar nga vetë ndërtimi i syrit, shpërndarja drej dhomave të mjekut dhe diagnostikimit, realizohet nëpërmjet "udhërrëfyeseve të dritës “ të cilat burojnë nga kollona qëndore (burimi i dritës )
Jo rastësisht aty gjendet dhe recepsioni, ku klientët mundet të orientohen lehtësisht drejt ambjenteve të klinikës.
Zanafilla e gjithë projektit, është drita, e cila përhapet në ambjetet e tjera, të vendosura rreth e përqark burimit të saj.
Hapësira është ndarë në dy ambjentë kryesore, në forma gjeometrike të pastra:
- Zona e pritjes, ku ndodhen recepsioni, pritja dhe vitrina e askesorëve.
2. Ambjenti i shërbimit, i cili formëzohet gjithashtu nga figura gjeometrike, ku përveç dy dhomave të doktorëve ndodhen salla e mbledhjeve, kuzhina, tualeti dhe pëfundon me dy dhomat e diagnostikimit.
Qëllimisht është zgjedhur një stil minimalist, me paletën e ngjyrave drejt grisë dhe të bardhës për të përcjellur ndjesinë e nje hapësire të madhe dhe të pastër, e domosdoshme për një klinike. Gjithashtu janë marrë parasysh dhe ngjyrat e logos së klinikës, ku ngjyra e kuqe është zgjedhur si përbërës lidhës, e përdorur kryesisht në moblijet e lëvizshme të klinikës. E gjithë hapësira përshkohet nëpermjet linjave të ndriçimit, të cilat drejtojnë klientin nga njëra dhomë diagnostikimi te tjetra.
Klinika, ndodhet në një nga zonat kryesore të Tiranës, edhe pse jo buzë rrugës kryesore, qarkullimi në rrugicën përpara saj është i lartë.
Për të krijuar një lojë midis hapësirës së jashtmes dhe asaj brendshmes, zona e pritjes është veçuar nga rruga nëpërmjet një strukture vertikale, gjysëm transparente. Kjo zgjedhje sfumon jetën brenda klinikës, e parë nga jashtë.
Pikërisht për shkak të vendodhjes, më në brëndësi të rrugës kryesore, klienti kërkonte që fasada kryesore të binte në sy edhe nga larg. Kjo kërkesë, përpos lojës me ndiçimin e brendshëm, u forcua duke sjellë një vitrinë arti, konceptuar me skulptura xhami të realizuara nga mjeshtri i punimit të qelqit, Vasil Dhiamanti.
Irisi i syrit, vjen i abstrakuar me gjithë njgyrat, nuancat, transparencën duke percjellur jetën brenda klinikës në një tjetër dimension artistik.
Të vendosura në vitrinë, nga ku vjen dhe i vetmi burim drite natyrale, këto vepra transformojnë ambientin nëpermjet vallëzimit të ngjyrave në hapësirat e brendshme, nën efektin e ndryshueshëm të dritës së diellit.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania