Përshkrimi

Ky konkurs sfidon të gjithë pjesëmarrësit të hartojnë një skemë strehimi urban ose peri-urban me një sistem ndërtimi inovativ duke përdorur CLT (Cross Laminated Timber-Lëndë drusore të Petëzuar) sipas kontekstit indian; kështu propozimi i dizajnit duhet të përqendrohet në mënyrë të qartë në sistemet inovative strukturore si dhe ato hapësinore të ndërtimit të cilat mund të eksplorojnë përdorimin e CLT në industri. Pjesëmarrësve u lejohet gjithashtu të marrin projekte ekzistuese strehimi dhe të ri-dizajnojnë sistemin e ndërtimit duke përdorur CLT si materialin kryesor.

Programi A: Ndërtesa inovative disa/shumëkatëshe
Programi B: Banesa/Vila inovative të ulëta një familjare

Industria MEC synon të identifikojë një ekosistem të aktorëve (në veçanti arkitektëve dhe inxhinierëve të strukturave) qw stimulojnë dhe drejtojnë lëvizjen e ndërtimit të drurit në Indi dhe veçanërisht inkurajojnë profesionistë dhe praktikues të rinj me projektet aktuale për t'u bashkuar me lëvizjen e qëndrueshme të ndërtimit.

Regjistrimi

Konkursi dhe seminaret e projektimit CLT janë të hapur për studentë, profesionistë të rinj dhe kompani që vijnë nga vende të ndryshme. Megjithëse, rekomandohet të keni të paktën një arkitekt në ekip. Arkitektët dhe ekipet e inxhinierëve të strukturave inkurajohen veçanërisht për të sjellë potencialin e materialit përmes ekipeve të kombinuara. Nuk ka asnjë tarifë regjistrimi për konkursin apo workshop-et.

Çmimet

Çmimi i parë

Udhëtim në Japoni, duke përfshirë një vizitë në Stadiumin Olimpik të Tokios dhe një takim me Kengo Kuma dhe bashkëpunëtorët. (2 Paketa të Klasit të Biznesit) ose një shpërblim Cash prej 6,00,000 INR(rupi).*

Çmimi i 2-të

Udhëtim në Japoni, duke përfshirë një vizitë në Stadiumin Olimpik të Tokios dhe një takim me Kengo Kuma dhe bashkëpunëtorët. (2 Paketa të Klasit Ekonomik) ose një shpërblim Cash prej 3,00,000 INR. *

Çmimi i 3-të

Udhëtim në Japoni, duke përfshirë një vizitë në Stadiumin Olimpik të Tokios dhe një takim me Kengo Kuma dhe bashkëpunëtorët. (1 Paketë e Klasit Ekonomik) ose një çmim Cash prej 2,00,000 INR. *

Çmimi i studentit

1,00,000 INR

6 Përmendje të Nderuara

20 Finalistë

Publikime + Certifikata e arritjeve dhe një libër i nënshkruar nga Arkitekti Kengo Kuma.

Çmimi Special i Sponsorit

Për më tepër, sponsorët do të konsideronin praktikimin e profesionistëve me interes të madh mbi materialin për të vizituar uzinën e tyre dhe mundësitë për të vizituar ndërtesa të tjera duke përdorur CLT në Japoni dhe për t'u bërë pjesë e ekosistemit indian për të projektuar me CLT në Indi.

Programi i Konkursit

20 Shkurt 2021, E Shtunë, 07:00 PM - 09:00 PM (IST): Workshop CLT B

27 Shkurt 2021, E Shtunë, 11:00 AM - 01:00 PM (IST): Workshop CLT C

15 Mars 2021, E hënë, 11:59 PM (IST): Përfundon regjistrimi në konkursin Induksioni i CLT

31 Mars 2021, E Mërkurë, 11:59 PM (IST): Afati i fundit i dorëzimit në konkursin Induksioni i CLT

30 Prill 2021, e Premte, 12:00 PM (IST): Shpallja e rezultateve të konkursit Induksioni i CLT

Juria

Kengo Kuma, Kengo Kuma & Associates
Mahendra Raj, Mahendra Raj Consultants
Rajeev Kathpalia, Vastu Shilpa Consultants
Gurdev Singh, Aakar Design Consultants
MORISHITA Yoshitaka, President, MEC Industry
Rohit Raj Mehndiratta, Studio VanRO

Shkarkoni përmbledhjen e konkursit këtu. Lexoni më shumë informacione rreth konkursit në faqen e internetit të konkursit. 

Vendndodhja
mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a review