Të dhëna mbi projektin
-
Studio
SB Architecture
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
Përshkrimi
Sfida
Hoteli ndodhet në pjesën bregdetare të qytetit Limasol në ishullin Qipro, pranë site-it arkeologjik të Amathus. Pamja e Mesdheut, respektimi i traditës së pasur të zonës dhe nevoja për të krijuar një kompleks hotelier modern, janë elementët kryesorë të sfidës së quajtur Hotel & Rezidenca Amara.
Zgjidhja
Gjatë projektimit të hotelit, arkitektët e SB Architects dëshironin të përfshinin stilin mesdhetar në karakterin e projektit. Siç e kanë përmendur duke iu referuar projektit "i ndikuar nga vlerësimi i mjedisit natyror të ishullit, dizajni krijon një lidhje të përjetshme midis ishullit dhe detit".
Të gjitha sa më sipër janë të dukshme në 208 dhomat dhe suitat e Amara, pasi ato kanë një fushëpamje prej 180 gradë të detit Mesdhe në bregun e Limasolit. Brendësia e dhomave ka një ndjenjë premium që nënvizon luksin përmes thjeshtësisë dhe pa ndonjë "bujë" të mëtejshme.
Çdo hapësirë e Amarës theksohet nga drita natyrale mesdhetare që është përhapur në të gjithë ndërtesën. Hapësira të gjera të mbështetura nga sisteme të forta prej alumini të izoluara termikisht dhe fasadat luajnë një rol kyç në këtë, duke rritur dritën natyrale dhe duke përfunduar "enigmën" e dizajnit mbresëlënës. Vizitori ka mundësinë të shijojë pamjen e pashembullt nga dhoma e tij/saj ose të pasurojë përvojën e qëndrimit të tij/saj, duke ecur dhe endur nëpër zonat e restorantit, barit, spa-së ose palestrës, të gjitha të dizenjuara deri në detaje.
Hotel & Rezidenca Amara është një hotel me 5 yje që i bën përshtypje vizitorit me madhësinë dhe modelin e tij. Prandaj, emri i tij rrjedh nga fjala greke "amarantos" që do të thotë e përjetshme! Siç duket, vizioni i krijuesve të Hotelit Amara është të magjepsë çdo mysafir duke ofruar ... kujtime të përjetshme!
Vendndodhja
Cyprus