Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Hotel Habitat

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      common sense studio

    • Faqja e Studio

      https://commonsense.studio/

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    • Photography

      Leonora Milani

    Përshkrimi

    Hotel Habitat ndodhet në Tiranë, në afërsi të unazës së re, brenda Kompleksit Rezidencial "Delijorgji".
    Hoteli shtrihet në dy katet e para të objektit veri-perëndimor të kompleksit, përballë lumit Lana dhe ofron shërbime të përshtatshme për karakterin e tij të biznesit: një zonë lounge, bar, restorant, sallë takimesh / konferencash, dhe ambiente te tjera shërbimi.

    Koncepti i dizajnit të brendshëm është zhvilluar në mënyrë të tillë që të krijojë një ndjesi te kundërt përtej tullave industriale që përbëjnë fasadën e jashtme të strukturës ekzistuese. Kjo përpjekje për të arrirë intimitet ne hapësirë, realizohet nëpërmjet përdorimit të materialeve të matshme për syrin dhe nga delikatesa e cilësia artizanale e materialeve shqisore, të aplikuara përmes një qasje të çiltër dhe bashkëkohore. Atmosfera e secilës hapësirë përmirësohet nga përdorimi i gurit, tunxhit, pllakave zellige dhe paneleve te xhamit vitrazh.

    Aplikimi i rafinuar i tunxhit thekson sipërfaqe të veçanta në hyrjen kryesore, në recepsion dhe në korridore, ndërsa pllakat Zellige, të punuara tradicionalisht me argjilë natyrore të pa rafinuar, të brumosura me ujë, të formuara me dorë, të thara natyrshëm dhe të pjekura në furrë, përveç që shërbejnë si element i veshjes së murit, gjithashtu marrin cilësi të një instalacioni dhe krijojnë një lidhje midis njeriut dhe hapësirës.
    Xhami vitrazh filtron dritën në kuzhinë dhe siguron një mur artistik të tejdukshëm, të pikturuar lehtë.

    Në total hoteli përbëhet nga 30 dhoma, të ndryshme në madhësi dhe kompozim, të studiuara dhe të zgjedhura me kujdes për t'iu përshtatur jo vetëm strukturës ekzistuese të ndërtesës, por edhe për t'i shërbyer nevojave të klientëve të saj.

     

    Habitat Hotel

     

    Habitat Hotel

     

     

    Habitat Hotel

     

    Habitat Hotel

     

    Habitat Hotel

     

     

    Habitat Hotel

     

    Habitat Hotel

     

    Habitat Hotel

    Autori
    Commonsense Studio
    • Instagram
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel Habitat Hotel

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link