Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Green Coast Resort & Residences

    • Detajet
    • Produktet 1
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Iraci Architetti

    • Faqja e Studio

      https://www.iraciarchitetti.com/

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    Përshkrimi

    Ndërtimi i një resorti të ri, të bën të të lindë pyetja : Çfarë është e re? Dizajni i Green Coast & Residences duket sikur fton vizitorët të relaksohen dhe të shijojnë momentet unike dhe të paharrueshme të rivitalizimit.

    E ndërtuar në një nga zonat më madhështore të Rivierës Shqiptare, në Palasë, Green Coast përshtatet në mënyrë perfekte me peisazhin tashmë magjepsës. Vilat dhe apartamentet e shumta të resortit si dhe zonat e tij rekreative janë të shpërndara në më shumë se 40 hektarë.

    Të gjitha rezidencat e Green Coast kane pamje nga deti Jon, ndërsa disa gjithashtu kanë një pamje mahnitëse nga mali. Shtëpitë kanë nga një deri në katër dhoma secila, një oborr me lëndinë, pishinë private dhe vend parkimi. Linjat minimale përbëjnë elementin më karakteristik të vilave të Green Coast, të dizenjuara nga firma arkitektonike Iraci Architetti.

    Këtu luksi shprehet përmes thjeshtësisë dhe komoditetit. Dhoma të bollshme, mobilje të cilësisë së lartë dhe dekori modern përbëjnë brendësinë e secilës rezidencë. Karakteristika e tyre e përbashkët është drita unike natyrale që përhapet në brendësi.

    Përveç pozicionit të shkëlqyeshëm të tij, sistemet prej alumini me ngritje & rrëshqitje gjithashtu kontribuojnë në mënyrë vendimtare në ndriçimin e shtuar natyral, duke plotësuar dizajnin modern të shtëpive. Pjesa e jashtme është e rrethuar nga oborret e mirëmbajtura dhe një kuvertë që të çon në pishinë. Pemët e vogla kufizojnë hapësirën e secilës shtëpi dhe ndihmojnë banorët të pushojnë.

    Green Coast Resort & Residences është një nga vendpushimet më mbresëlënëse në rajonin e Mesdheut. Pamja e pakrahasueshme, objektet moderne dhe afërsia me detin dhe malin e përmirëson përvojën e jetesës për çdo vizitor.

    green coast residences photo 2

    green coast residences

     

    Autori
    Alumil Albania
    • LinkedIn
    • Facebook
    • Instagram
    Vendndodhja

    Albania

    Get Directions
    Galeria
    green-coast-residences

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link