Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Alt137
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Sipërfaqja
78 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi – Creative Fields
-
Ekipi
Rinë Dinarama, Nertil Muhaxhiri
Përshkrimi
Projektuar me afinitetin e toneve të zeza, ambienti i brendshëm i Black×Black Apartment vepron si një sfond që pret të mbushet me "jetë". Materialet industriale si teli metalik u vendosën qëllimisht së bashku me mermerin e zi në mënyrë që të krijonin ballafaqimin industrial dhe natyror. Kjo qasje mund të shihet në raftin e librave/stendën e televizorit, kafenë dhe tryezën e ngrënies.
Për më tepër, kuzhina e zezë, e vendosur në murin e pasëm, krijon një thellësi dhe hapësirë perspektive për hapësirën e hapur të ambjenteve të ndejtjes, ngrënies dhe gatimit. Apartamenti është i mbushur me dritë natyrale e cila lejoi një përdorim të lehtë të së zezës.
Dollapët e vendosur në dhomën e gjumit, korridorin, dhomën e studimit dhe tualet u bënë të gjitha me porosi dhe u dizenjuan për secilën dhomë të veçantë, në mënyrë që të maksimizohej hapësira.
Dhoma e gjumit, e cila po ashtu është bërë me porosi, është krijuar me paqe dhe qetësi në mendje, duke krijuar një vend për t'u çlodhur nga dita. E njëjta logjikë zgjerohet në tualet ku pllakat dhe dollapët e bërë me porosi luajnë si sfond, ndërsa tonet e zeza të pasqyrës, raftit, rubinetit të lavamanit dhe atij të dushit, janë pikat kryesore të hapësirës.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo