Përshkrimi

Në kuadrin e aktiviteteve trajnuese të Architectural Aluminium Academy, Alumil ka programuar seminarin e mëposhtëm:

Titulli: ''Instalimi i Kasave për dyer/dritare - Aplikim praktik''

Tema: Një seminar i dedikuar posaçërisht për përpunuesit-instaluesit e dyer/dritareve prej alumini.

Nëpërmjet metodave praktike, pjesëmarrësit do të informohen për mënyrat e instalimit të saktë, përdorimin e materialeve të duhura të izolimit, hidroizolimit apo fiksimit, si dhe problematikat që duhet të shmangin për çdo projekt të ri që fitojnë.

Do të jepen të përmbledhura të gjitha pikat kryesore të profesionit që një përpunues do të ketë në të ardhmen, për rezultate më të plota dhe për të kënaqur kërkesat e çdo klienti.

Materiali: Për secilin pjesëmarrës do të jepet një botim special i Architectural Aluminium Academy me të gjitha informacionet e përmendura gjatë seminarit.

Ju presim me datë 14/07/2022 në orën 17:00 te Mak Albania Hotel. Për të marrë pjesë, ju lutemi kontaktoni në numrin 0694077518.

Vendndodhja

Tirana, Tirana, Albania

mood_bad
  • Comments are closed.