Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    APARTAMENTI ANGLEZ NË PRISHTINË

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      SET Studio

    • Arkitekti

      Merita Quranolli Zekolli & Erinë Mulolli Zajmi

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2023

    • Sipërfaqja

      84m2

    • Photography

      Arber Murturi

    Përshkrimi

    Dizajni ynë i fundit është një apartament që përfshin një skemë ngjyrash të qeta, pastel natyrale. Ngjyrat pastel, si nuanca e gjelbër në kuzhinë dhe muret bezhë në dhomën e ndenjës, krijojnë një ndjesi harmonie dhe ekuilibri në hapësirë.

    Për të dhënë interierit një frymë angleze, kemi përdorur panelimin e mureve, si element dekorativ. Panelimi i mureve shton karakter dhe ngrohtësi në hapësira, dhe është element jetëgjatë, i cili nuk varet nga trendet.

    Kuzhina ka elemente me ngjyrë të gjelbër të butë, me doreza ngjyrë ari klasik. Kombinimi i këtyre ngjyrave dhe materialeve krijon një pamje të këndshme dhe elegante.

    Dizajni i korridorit hyrës është pasuruar po ashtu me panelimin e mureve, kurse pasqyra në dyert e garderobës ka kontribuar në zgjërimin e hapësirës dhe krijimin e ndjesisë së mikëpritjes në apartament.

    Duke iu përmbajtur konceptit tonë ku ndërthuren elementet klasike me ato bashkëkohore, dhomat në apartament përmbajnë gjithashtu ngjyra e ngrohta, të kombinuara me orendi me elemente klasike.

    Nëse do të përshkruanim shkurtimisht këtë hapësirë, do të përdornim dy fjalë kyçe: jetëgjatë dhe mikpritëse.

    Autori
    SET Studio
    • Instagram
    • Facebook
    Vendndodhja

    Prishtina, Kosovo

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2

      Harmoni Teksturash nga Ulisse Design

      Ulisse Design
      • Apartament

      AB House

      EZ:A Office
      • Projekt interieri
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link