Sign in or Register
0
Add Listing
    • Homepage
    • Projects
    • Professionals
    • Business
    • Jobs
    • Blog
    • Shqip
    Add Listing

    Olympia Touristic Village

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Arkiplan

    • Arkitekti

      Alban Birçe Imelda Birçe

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture

    • Statusi

      In construction

    • Viti i ndërtimit

      2021

    Përshkrimi

    Projekti i hotelit të ri te Olympia-s është rezultat i disa premisave me të cilat u përballem që në fillim. Prona kishte të ndërtuar dhe funksionale një seri objektesh të vendosura si shkallare me pamje nga deti si dhe një restorant në shërbim të pushuesve.

    Klienti kërkonte maksimizimin e kapacitetit bujtës dhe shtimin e disa shërbimeve të cilat nuk i kishte, brenda kufinjve ekzistues të pronës. Duhet të rritej numri i dhomave, të krijonim ambientin e recepsionit dhe shërbimeve ndihmëse, të shtonim një pishinë; e gjitha pa cenuar mundësinë për parkim dhe kapacitetin e restorantit.

    Premisa e ndërtesave ekzituese në pjesën fundore të pronës ishte ajo që përcaktoi pozicionimin e objektit të ri, në mënyrë që pamja nga deti të ruhej e paprekur. Projekti i propozuar karakterizohej në thelb nga nevoja për përmirësimin e aksesit në hotel, si për këmbësorët ashtu edhe për mjetet, duke shmangur ndotjen vizuale që do të krijonin këta të fundit.

    Kështu, u projektua akses i diferencuar për makinat (që zbresin në garazhin pjesërisht nëntokë) dhe këmbësorët, që perceptojnë një hapësirë pothuajse tërësisht pedonale, me pikë fokale recepsionin, hapësira perballë së cilit shërben si shesh ku drejtimet shpërndahen dhe kryqëzohen.

    Pishina u konceptua si zonë më vete e rrethuar nga gjelbërimi dhe me një pikë të vetme aksesi, në mënyrë që marrëdhënia hapësinore dhe vizive me restorantin dhe hotelin të ishte e mbrojtur.

    Forma e përgjithshme e objektit të ri karakterizohet nga fletë muresh të cilët rrisin perceptimin e vertikalitetit në fasadë dhe “orientojnë” objektin drejt detit në planimetri. Ndërtesa karakterizohet nga elemente alumini me listela horizontale të cilat i japin lehtësi formale fasadës dhe sherbejnë kryesisht si filter mbrojtës ndaj diellit në ambientet e përbashkëta, ndërsa në hapësiren që u perket dhomave favorizojnë krijimin e disa “xhepave” nëpër ballkone. Qëllimi është që fasada të ngelet e pacënuar gjatë përdorimit dhe  të ruhet marrëdhenia  vizuale e dhomave me të jashtmen.

    Sfida me e madhe e këtij projekti ishte unifikimi arkitektonik dhe stilistik i objektit të ri me ndërtesat ekzistuese, duke ruajtuar shpërndarjen hapësinore dhe kompozimin e përgjithshëm. Përzgjedhja e formës dhe materialeve u kushtëzua nga kërkimi i një identiteti lokal autentik por edhe novator që ta bënte vetë arkitekturën të perputhej me funksionin dhe konceptin turistik aktual.

    Autori
    ARKIPLAN
    • Instagram
    Vendndodhja

    9426, Vlorë, Vlorë, Albania

    Get Directions
    Galeria

      You May Also Be Interested In

      VLORA INTERNATIONAL AIRPORT

      XPLAN STUDIO
      • Public Architecture

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Interior design

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Villa
      • +2
      About
      • About Us
      • T: +355 682079978
      • Contact
      Follow us
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Join us
      • Join in as an Architect
      • Join in a Business
      • Privacy Policy
      • About Us
      • T: +355 682079978
      • Contact

      Cart

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link