Të dhëna mbi projektin
-
Tipologjia
Industrial
-
Statusi
Project Idea
Përshkrimi
Food Square
nga Kedian Hysi
Projekti e ka pikënisjen nga trashëgimia e larmishme industriale Shqiptare, duke kërkuar mënyra për t'iu shmangur “terapisë së shokut”, pra duke mos shkatërruar gjithçka për t'ia rinisur nga fillimi. Kompleksi industrial i ish kombinatit të mishit dhe fabrikës së qumështit ndodhet në fund të rrugës “5 maji” në një zonë kryesisht informale dhe me probleme infrastrukture.
Projekti kishte 3 qëllime të mëdha :
1. Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë industriale në një kontekst që po merr zhvillim të madh urbanistik (Bulevardi i ri-Grimshaw Architects, Tirana Riverside–Stefano Boeri, Unaza e Madhe, Rruga 5 maji)
2. Rigjenerimi i zonës nëpërmjet ndërhyrjes adaptuese arkitektonike
3. Nisja e një cikli të ri të qëndrueshëm ekonomiko-social-kulturor me përfshirjen e komunitetit
Programi, i bazuar në një analizë të thelle historike, arkitektonike dhe aktualiteti fokusohet rreth ushqimit. Zhvillimi i konceptit është i ndarë në dy faza, ose më saktë në dy akse: 1. Aksi kulturor ku përfshihen dy nga tre ndërtesat e ruajtura të kompleksit. Në këtë aks përfshihet korpusi kryesor i ish kombinatit të mishit i cili adaptohet në një institut kulinarie, ndërtesa e ish fabrikës së qumështit që adaptohet në një muze ushqimi me fokus në kuzhinën mesdhetare si dhe një memorial në përkujtim të të burgosrve politikë të kohës me anë të punës së të cilëve u ndërtua i gjithë kompleksi. 2. Aksi ekonomik ku përfshihet ndërtesa e ish repartit të përpunimit të shpendëve dhe gjedhëve e cila merr funksionin e një fabrike birre të hapur, në stilin gjerman brauhaus, dhe në hapësirën e re ndërtohet një treg i ri agro-ushqimor si dhe një shesh i ri në mes të të dy akseve që mund të shërbejë si për aktivitet ekonomik ashtu dhe për aktivitete social-kulturore.
Kjo ndarje merr kështu edhe kuptim filozofiko-politik duke formësuar dualitetin e përjetshëm të çdo aspekti jetësor (kultura që formohet nga e vjetra dhe tradita, ekonomia gjithmonë në ndryshim dhe në kërkim të gjërave të reja). Ky dualitet e nxjerr vetveten në pah edhe nga ana urbanistike, ku aksi kulturor, që përfaqëson të vjetrën, traditën, konservatorët, është i mbyllur nga ana urbanistike (rrugë të ngushta, i rrethuar me ndërtesa dhe nga zona të konsoliduara urbane) ndërsa aksi ekonomik ka në veri projektin e unazës së madhe, planin e Boerit 'Tirana Riverside' në veri dhe veri-lindje si dhe planin e bulevardit të ri në perëndim.
Vendndodhja
Tirana, Albania