Të dhëna mbi projektin
-
Statusi
Completed
Përshkrimi
Arkitektura nostalgjike: Fari i Tiranës
shkrimi nga Ervin Panidha
NJOHJA: Porosia & Sipërmarrja në ushtrimin e arkitektit-autor, mund të konsiderohej si “aksidental” (Viti 2001-2002)
POROSIA/KONTRAKTIMI: Trualli (me sipërfaqe prej më shumë se 4000 m2 i cili më herët ishte në pronësi të një prej Administratorëve të firmave rentiere, (I njohur si fusha e Helikopterit) i riblerë më vonë prej dy bashkë Investitorëve. Ish koha e “epidemisë” së ‘calccetove' (fushë mini futbolli) dhe mu kërkua që të propozoja një skemë ku të përfshiheshin; dy fusha mini futbolli, ambjentet ndihmëse, sanitare, dhe një bar-kafe.
PROPOZIMI: duke konsideruar vendodhjen si dhe kondicionet/rekomandimet për atë zonë (referuar Masterplanit Urban të Tiranës), para se të dilja me një draft-propozim për Arkitekturën, rekomandova një sërë aktivitetesh, gjithbashkë, në një impiant të vetëm, ku sipas një hirearkie dhe shpërndarje (pa mundësi përplasjeje) konsistonte në: Hapësirë e mbyllur/garazhd (nëntokë), Hapësira për; Notim, Fitness/forcë, Tenis, MiniFutboll, Kanotazh, Shërbime/dyqan Sportiv, Hapësira zhveshje/dushe/sanitare për secilën prej disiplinave, kanotazh, argëtim/bar, hapësirë administrative dhe padyshim hapësire teknike.
VENDODHJA: Vendodhja dhe pesha e vendit qaseshin si një rast UNIK, për të realizuar një vepër e cila mund të rezultonte veç dështim apo ‘ArkiNatyrë’. E pranova me gjithë qenien.
REFERENCAT ARKITEKTONIKE: asgjë me pak se disa prej objekteve të Tiranës së “Vjetër” dhe asaj të Re; Akademia e Arteve, Teatri Kombëtar, UT (Frontoni/Korpusi Kryesor), ish Komiteti Qendror, Aquadromi Tiranë.
ARKITEKTURA: Propozimi solli një Bashkësi Eclectismi Volumesh dhe Stili në një Kornizë të vetme konservative, me qëllim që kritiku, t’ish pejsazhi dhe kurorat e pemëve që përbënin dhe siluetën peisazhistike aty. Padyshim se qendra e gravitetit dhe simbolika rreth së cilës gjithsa do zhvillohej, ishte ikona e nje “Fari” (Lighthouse), që u propozua për të qenë jo vetëm një metaforë apo ”hile” për të përgjuar mbi peisazhin dhe kurorat, por dhe një referencë e fortë vizuale në distancë, e cila synonte karakterin vetmitar e ishullor të impiantit si dhe qëllimin për të grishur, ftuar prej ngado të ZBULOHET. Objekti zhvillohej me një shesh paraprirës përballë një fasade trekëndore brendashkruar, dhe aks nga jugperëndimi (e cila në skaje priste kufirin e pronës).
HISTORIA: Objekti u zhvillua dhe udhëhoq nga Unë në rolin e arkitetit projektues dhe ndjekës të punimeve, deri në më shumë se 80% të volumeve të punës, dhe më pas ndërprerja e bashkëpunimit erdhi në një moment mosdakortësie për ndryshim/deformim të funksioneve dhe cënim të arkitekturës. Për pasojë dhe Fari I cili kurrë nuk “ndriçoi” mbeti më shumë në Rol si një Karakoll mjeran se metaforë Dritëtejçuese.
BASHKËPUNËTOR: në këtë vepër doja të evidentoj dhe disa prej bashkëpunëtorëve të mi, sikur; grafikisht (hedhje në format dwg dhe renderimet) punuar nga Ardian Paskali. Foto/birdview prej Armand Babani, ing. zbatimi; Gert Calliku. Të tjerë; punime hidroteknike Red Sata, punime çeliku; Armand & Dorian..etj
Falenderim Irenës
Vendndodhja
Unaza E Madhe, 1044 Tirana, Albania