Të dhëna mbi projektin
-
Studio
4M Group
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Përparim Rama, 4M Group
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
-
Ekipi
Agron Mjekiqi, Fitim Muçaj, McDonald Jones Architects
Përshkrimi
Klienët kanë kërkuar dizajnim të 3 restoranteve dhe 6 bareve të tyre të reja, brenda një kulmi në Perth të Australisë perëndimore, si vazhdimësi e Kudeta Bali (lokacioni i tyre fillestar). Hulumtimi për kuptimin e emrit të përdorur “Kudeta” (coup de tat - nga frëngjishtja me kuptim: grushtet) dhe shqyrtimin e emocioneve të ngërthyera në këtë kuptim na ka shtyrë të vijojmë në hulumtim të efekteve formësuese hapësinore dhe të materialit që nxisin të njëjtin emocion ashtu që të përdoren si pikënisje të formësimit të mjedisit i cili për qëllim primar të vet ka mikpritjen dhe shkëmbimin e emocioneve pozitive gjatë qëndrimit në këtë mjedis.
Kudeta Perth ka sfiduar kuptimin tonë të të krijuarit të hapësirës për t’arritur efekt përjetimi të theksuar emocional, bazuar në trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore të vendit dhe shndërrimin e këtij kuptimi në hapësirë pozitivisht të ngarkuar. Sfida ka kërkuar formësim detaj të çdo elementi prezent në hapësira. Hulumtimet tona në këtë drejtim kanë rezultuar në përjetim mbresëlënës megjithëse të papritur nga shfrytëzuesit e mjedisit të krijuar.
Vendndodhja
Australia