Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Alida Salillari, Projekt.Al
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Alida salillari
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Sipërfaqja
82.4
Përshkrimi
Tema: Apartamente AirBnB LIT Apartments
Interior design: Alida Salillari, Silva Demirxhiu
Gjendja ekzistuese
Siperfaqja qe kishim ne dispozicion ishte nje apartament 2+1 me siperfaqe te shfrytezueshme 82.4m2 e cila ndodhej ne katin e trete te nje pallati ekzistues Moskat, i ndertuar rreth viteve ’30. Sfida kryesore me te cilen jemi perballur qe ne momentin qe jemi prezantuar me kete apartament, ishin muret mbajtes, trashesia e te cilave shkonte deri ne 45cm. Planimetria bashkengjitur na jep gjendjen ekzisuese te hapsires.
Koncepti i ndarjes funksionale
Duke iu referuar lokacionit ne zonen e bllokut si dhe distances se afert me rrugen kryesore dhe me pikat me atraktive te qyteit, klienti na kerkoi qe kjo hapsire te perkthehej nga ana jone ne tre apartamente te vogla AirBnB, ku secili apartament te kishte te perfshira te gjitha brenda tij sherbimet si kthina hidrosanitare, kuzhina dhe ambjenti i ngrenjes, ambjenti i ndenjes dhe ai i fjetjes. Duke qene e pamundur qe te kryhej nderhyrje ne konstruksion, per shkak te vjetersise se objektit dhe per shkak te nje tipologjie jo shume te njohur nga ana jone, lindi nevoja e mbajtjes se dhomave ne gjendjen qe ishin, pa pasur mundesine ti zmadhojme apo ti zvogelojme ato. Ketu filloi koncepti i ndarjes funksionale te dy dhomave te para te cilat kishin nje siperfaqe prej 19.6 m2 secila. Brenda kesaj siperfaqeje prej 19.6m2, do te perfshiheshin te gjitha facilitetet. Por kishim nje favor te madh, lartesine e katit dysheme - tavan: 340 cm. Ky fakt na krijoi mundesine qe te nderhyrjme ne vertikalitet, duke e pasur te pamundur horizontalitetin. Por ndarja e dhomes ne dy kate duhej te realizohej ne menyre shume elegante per te mos zbehur ndjesine e hapsires branda saj. Nuk duhej kurresesi qe klienti te hynte ne apartament dhe te ndihej sikur po jetonte ne nje tunel te ngushte dhe te ulet. Prandaj duhej qe te ndahej ne dy kate vetem ajo pjese e hapsires qe do te shfrytezohej me pak dhe mundesisht te mos ishte ne dukje sapo hapej dera e dhomes. Keshtu lindi ideja e mezzanines nen te cilen do te pozicionohej kuzhina e mbi te do te ishte krevati i fjetjes. Pjesa tjeter e dhomes do te ishte nje kateshe. Duke pasur parasysh qe Brenda dhomes duhej te kishim dhe nje kthine hidrosanitare, duhej te mendonim dhe per te, per ti lene hapsiren e nevojshme dhe per ta pozicionuar ne menyre te tille qe tubat e shkarkimit te ujrave te ndotura te mos kishin pengesa deri tek kollona e cila ishte relativisht larg. Planimetrite bashkengjitur na japin me qarte idene tone.
Ngjyrat dhe dizajni
Persa i perket dizajnit te brendshem dhe ngjyrave, kishim tre kushte:
- apartamentet te mos ishin njelloj
- apartamenti i trete te ishte luksoz
- dizajni te mos ishte i kushtueshem
Keto dy kushte na vune perballe nje sfide tjeter, duhej te ishim shume kreative per te realizuar dy apartamente identike ne ndarje funksionale por totalisht te ndryshem ne dizajn, e gjitha kjo, nen presionin e kostos. Ne fund perseri ia dolem per ti realizuar te tre apartamentet me te gjitha kerkesat e klientit.
Fotot bashkengjitur jane produkti final i punes tone: apartamente funksionale, te bukur dhe jo te kushtueshem.