Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Project Idea
-
Viti i ndërtimit
2022
Përshkrimi
Kompleksi Shkollor ndodhet në jug-lindje të qendrës historike të Sant E'lpidio a Mare. Lidhja e vendit me kontekst ka krijuar një qasje konceptuale si pikënisje për projekt-propozimin.
Volumi është i ndarë në tre module kryesore që janë një tërësi e dy vëllimeve lineare që ndjekin skicat e vendit dhe terrenit. Ai përfaqëson ndërtesat e arkitekturës së sotme bashkëkohore me elemente të identifikueshme të konceptit filozofik. Është loja karakteristike e vëllimeve që ngrihen mbi tokë dhe artikulimi i verandës me kolona, krijojnë ndjesinë e lëvizjes së lirë dhe të perceptimit të hapësirave si të jashtme dhe të brendshme. Përdorimi i dy mjediseve do të mbështesë aktivitetet akademike të fëmijëve, do të rrisë entuziazmin për të mësuar dhe do të sigurojë ekspozim ndaj një konteksti të botës reale nëpërmjet përvojave dhe marrëdhënieve gjithëpërfshirëse me njëri-tjetrin. Planifikimi hapësinor i planimetrisë konsiston në një ndarje ritmike të klasave dhe formave të valëzuara të korridoreve që krijojnë mundësi për hapësira më organike për shfrytëzimin e qëllimeve të përbashkëta sociale. Kompleksi shkollor përfaqëson një eko-mekanizëm të gjallë të gjelbërimit të integruar në çati, korridore, lozha dhe kopshte që vazhdojnë rrjedhën natyrore të kontekstit të peizazhit. Këto veçori së bashku me zgjidhjet teknike inovative për ndërtesën do të zvogëlojnë ndikimin negativ në mjedisin përreth dhe te përdoruesit e tij.
Hapësirat e gjelbra urbane përreth kompleksit harmonizojnë marrëdhëniet midis asaj që është e ndërtuar dhe mjedisit natyror. E gjithë ndërtesa gradualisht rrit lartësinë e saj drejt pjesës historike të qytetit, ndërsa zgjerohet në tatëpjetë në anën lindore të pjesës ekzistuese të peizazhit.
Vendndodhja
Via Sant'elpidio A Mare, 00132 Rome Rome, Italy