Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design, Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
15/07/2022
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Zyrat AGS përfaqësojnë zyrat e sotme bashkëkohore dhe ambientet harmonike të punës.
Qasja konceptuale ndaj këtij projekti synon tre karakteristika kryesore: Elementet konstruktive, elementet ndarëse dhe elementet natyrale fleksibël, ku secili prej tyre i jepet dhe lidhen me njëri-tjetrit nëpërmjet përdorimit të dritës, ngjyrës dhe materialit.
Duke filluar me dyshemene Terrazzo brenda zyrës, ekziston një gamë e pakufizuar ngjyrash që krijohet nga nuanca të buta pastel në dysheme duke krijuar ambiente të këndshme për syrin e njeriut. Ekziston një ndërthurje midis dyshemesë dhe mureve, ngjyrat dhe nuancat mes njëra-tjetrës kanë krijuar një ambient pune sa të përshtatshëm dhe komod.
Qëllimi i ngjyrës brenda një vendi pune është ti mbajë punonjësit të motivuar, energjikë dhe të fokusuar. Këto elementë përfaqësohen si elemente që kryejnë funksionin e ndarjes së hapësirave në zyra individuale dhe dhoma takimi, ndërkohë që kontakti vizual mbetet përmes xhamit, duke mundësuar perceptimin e hapësirave në një. Për të mos reduktuar lartësinë e katit nuk është bërë asnjë ndërhyrje në tavan, që do të thotë se materiali ekzistues i “Béton Brut” (betonit të gjallë) është konservuar dhe përdorur në avantazh të dizajnit estetik të zyrës.
Dizajni Biofilik është një tjetër qasje ndaj arkitekturës së sotme. Përdorimi dhe inkorporimi i natyrës dhe gjelbërimit në ambiente të mbyllura ka treguar shumë vlera dhe përfitime për shfrytëzuesit e ndërtesave. Bimët dhe pemët e përdorura brenda hapësirave të punës rrisin produktivitetin, ruajnë cilësinë e ajrit duke ulur përqindjen e toksinave dhe gjithashtu krijojnë “zona” që ofrojnë hapësira më të qeta të një vendi pune.
Gjelbërimi përfaqëson tani një pjesë identifikuese të zyrës. Përdorimi i kaktusit është i dobishëm për zyrën në shumë forma, duke absorbuar zhurmën, duke rritur produktivitetin dhe duke krijuar një ndjenjë lumturie në vendin e punës.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo