Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
200 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Sirius Wine është një dyqan verërash që tregon se vera nuk është vetëm një pije, por një art i tërë.
Për të krijuar një ambient mikpritës në dyqan, ne përdorëm një sërë materialesh të frymëzuara nga proçedurat e lashta të prodhimit të verës, si uji, balta dhe kashta.
Përdorimi i materialeve natyrore thekson më tej cilësinë dhe trashëgiminë e kësaj ndërmarrjeje shumëvjeçare. Dyshemeja prej druri i shton ngrohtësi hapësirës dhe i jep asaj një ndjesi të përjetshme, tradicionale dhe bashkëkohore. Së bashku me raftet e verës, të cilat do të ekspozojnë koleksionet e verërave premium, dyshemeja ofron një ndjesi se ka ende diçka që ju pret përgjatë rrugës, përvoja të reja për të jetuar, përvoja të reja për të gjetur në thellësitë e saj ftuese.
Sapo hyni në dyqan, një mini bar ju mirëpret për të pirë një gotë verë. Duke integruar baltën dhe kashtën, ata transformojnë hapësirën duke krijuar një mjedis meditues, një tërheqje nga bota e jashtme. Ndërkohë, karriget e kuqe krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të dukshme. Ndërsa ecni përgjatë rafteve të verës, ju merrni një atmosferë të rrjedhshme që i ngjan derdhjes së verës.
Ndërmjet hapësirave krijohet një marrëdhënie kromatike. Fokusi i eksperiencës në këtë dyqan është dhoma e shijimit e cila shërben si një vend për t'u ulur, për t'u çlodhur, dhe për të biseduar. Një vizitor i këtij dyqani gjendet në një lloj bodrumi vere, të ndarë nga realiteti i qytetit përreth.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo