Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Mosko Atelie
-
Arkitekti
Xhilda Mosko
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
Përshkrimi
Hotel Butik Çoçja i realizuar nga Mosko Atelie pranë qendrës historike të qytetit të Shkodrës është një nga projektet më të veçanta të studios.
Qëllimi i këtij projekti arkitektonik dhe të interiereve të objektit konsiston në harmonizimin e strukturës se re (katër katëshe) me objektin ekzistues (dy katësh), që daton rreth fundit të shekullit të 18, duke u shkrirë dhe funksionuar si një objekt i vetëm multifunksional dhe duke krijuar një oborr të brendshëm të gjelbëruar, vend akomodimi dhe relaksi.
Objekti është konceptuar si një shtëpi e madhe e ngrohtë dhe mikpritëse ku një shkallë prej druri lidh hollin kryesor të hotelit me tre katet e dhomave.
Dhomat e hotelit me një stil të ndryshëm arredimi në çdo kat ofrojnë ambjent të këndshëm dhe romantik, me ballkone që japin mundësinë e shijimit të qendrës historike të qytetit. Materialet e zgjedhura për dekorimin e dhomave dhe suitave ofrojnë komoditet dhe ndërkohë janë ekologjike dhe miqësore për vizitorët.
Veçantia e këtij objekti është ndërthurja e arkitekturës tradicionale të zonës me elementë modernë, frymëzimi nga tavanet karakteristike të drurit dhe stilizimi me forma moderne, përdorimi i materialeve si druri, hekur i rrahur me punim dore, përdorimi i strukturave të xhamit të kombinuara me harkadën.
Përdorimi i ngyrave në tonet e blusë, turkezes dhe jeshiles në interier dhe eksterier të kombinuara me motive floreale të kornizave dekorative të dritareve dhe dyerve dhe veshjes së pjesshme me pllaka qeramike të fasadës janë elementët identifikues të këtij objekti duke e bërë shumë të veçantë dhe ftues.
Vendndodhja
Shkodër, Albania