Përshkrimi

ARTI PUBLIK DHE DESGN-I URBAN, NDËRTHURJA E DISPILINAVE DHE PERSPEKTIVAT SOCIALE.

Ndërsa ne flasim vazhdimisht për artin, arkitekturen dhe qytetin, shpesh mbetemi në atë që ne e quajmë përgjegjësi publike dhe funksion, pa tentuar të zgjerojmë muskujt tanë krijues më tej. Tentojmë të kthehemi në rojtarë të qytetit, duke e përjetuar së tepërmi substancën e qytetit si formë.
Në fakt strukturat vizuale kontribuojnë në strukturat shoqërore, ndihmojnë në orientimin e evolucionit të kulturës njerëzore. Nëse injektojmë në substancën e qytetit përmbajtje, mund të prodhojmë një produkt natyral i cili mund të cilësohet në shembujt më të mirë, një vepër publike.
Kjo nuk do të thotë ti shtosh formës, vetëm përmbajtje, megjithese kjo përmbajtje po kthehet në identifikimin e artit dhe arkitekturës bashkëkohore.
Ajo që është përtej përmbajtjes në këtë konkurs, është një degëzim natyral i artit publik, inxhinierisë, design-it dhe arkitekturës së peisazhit urban, në funksion të artit publik.
Duke siguruar një përvojë jo vetëm identifikuese, por duke e tërhequr komunitetin jashtë, në rrugë, në qytet, duke e imponuar këtë vullnet me një fuqi të papritur vizuale.

Ju ftojmë të bëheni pjesë!

Për më shumë kliko këtu.

Vendndodhja

Tirana, Albania

mood_bad
  • Comments are closed.