Arkiva

2020 Rug Trends – Pierre Cardin Home

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Ndryshe nga tapetët, të cilët përgjithësisht mbulojnë të gjithë dyshemenë e një dhome, qilimat janë copa të vogla dekorative, të cilët përdoren për të mbuluar një zonë specifike. Ndërkohë që tapetët përdoren zakonisht vetëm për një ambient të caktuar fiks, qilimat mund të lëvizen lehtësisht dhe të zhvendosen sipas dëshirës. Të lehtë në peshë dhe të gjithanshëm, qilimat mund të vendosen në zona të shtruara me tapet (që i hasim gjerësisht në shtëpitë amerikane), në dysheme druri të ashpër, në dyshemeve luksoze prej vinili apo prej çdo materiali tjetër që dyshemeja e shtëpisë ose apartamentit tuaj është shtruar. Këtu janë disa nga trendet e qilimave më IN në vitin 2020:

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15017″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

1. Qilimat “udhëzues”

[/vc_column_text][vc_column_text]Qilimat “udhëzues”, të cilët janë qilima të gjatë dhe të ngushtë të krijuar posaçërisht për korridoret dhe shkallët, ofrojnë disa benefite interesante për shtëpinë tuaj. Ata, jo vetëm që  duken estetik dhe plotësojnë dekorin e shtëpisë tuaj, por gjithashtu përbëjnë një element mbrojtës, veçanërisht nëse keni dysheme druri ose ndonjë lloj tjetër dyshemeje të fortë, që janë më të prirura për t’u dëmtuar veçanërisht në zonat e trafikut të lartë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15010″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

2. Qilimat modular

[/vc_column_text][vc_column_text]Qilimat në formë pllakash, të njohur edhe si tapete/qilima modular ose katror, janë copa katrore të cilat mund të vendosen së bashku nga muri në mur për të krijuar një qilim. Këto lloj përdoren më shpesh në dysheme të mjediseve komerciale, të tilla si bare dhe restorante, apo projekte të tjera jo shumë të komplikuara.

Qilimat modular ju lejojnë të personalizoni një qilim unik po aq të qëndrueshëm sa elegant. Për shtëpinë tuaj, ju mund të përdorni qilima të ndryshëm në madhësi dhe model për t’i dhënë dyshemesë tuaj një dizajn të guximshëm dhe plot jetë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15012″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15011″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

3. Qilimat e punuar me dorë dhe qilimat zonues

[/vc_column_text][vc_column_text]Qilimat zonues përdoren zakonisht për të mbuluar për një zonë specifike në dysheme. Pierre Cardin Home është i njohur për shumllojshmërinë e sixhadeve dhe qilimave cilësor të punuara me dorë, ku mund të gjeni të gjitha trendet e qilimave në vitin 2020. Përmendim këtu sixhadet iraniane të cilat e kanë prejardhjen nga Persia, Irani i Sotëm. Karakteristikë e tyre është stili unik, konkretisht në pjesën e luleve dhe motiveve floreale të endura në mëndafsh dhe pjesën e fushës të endura në lesh. Kjo ndërthurje materialesh i jep një dritë-hije sixhades në bazë të këndit të shikimit. Dendësia për këtë lloj tipologjie arrin deri në 650 mijë nyje për m2. Për realizimin e një sixhade iraniane duhen afërsisht 1530 orë pune.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15013″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: flooringamerica.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]