TITANIKU

TITANIKU

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt/e:
Vendi:
Status:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqjae kattig:
Katet:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Titaniku
Residential
studio raça arkitektura
Artan Raça
Golem, Kavajë, Albania
Constructed
2012
756 m2
8
Artan Raça

NGA ARKITEKTI

Ky objekt është ndërtuar në breg të detit Adriatik në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, në vendin ku dikur ngrihej restorant TITANIKU. I vendosur përballë detit, ai është menduar të strehojë apartamente banimi si shtëpi të dyta dhe për pushim.

Sfidat e këtij ndërtimi ishin dy; së pari se ai u zhvillua mbi ndërtimin e sapofilluar të një projekti egzistues dhe së dyti, përballja me diellin e perëndimit, relativisht problematik në zonën e mesdheut.

Kufizimi i parë nuk të jepte mundësi për të zhvilluar një volum tjetër perveçse atij të parashikuar nga projekti i mëparshëm, i ndëtruar tashmë deri në katin përdhe. Sfida e dytë kishte të bënte me faktin, që njëkohësisht me mbrojtjen e fasadës nga dielli i perëndimit, të krijohej mundësia që çdo apartament të shijonte pamjen e bregut të detit.

Përgjigja ndaj këtij problemi erdhi si rezultat i krijimit të një ekrani të madh të perforuar, i cili do të mbronte dhe njëkohësisht do të lejonte pamjen nga ballkonet drejt detit dhe perëndimit. Nga ana tjetër ky ekran me anë të veshjes me mozaik me ngjyrë bakri, do të bënte të mundur kapjen e dritës së perëndimit dhe materializimin e saj në një lëvizje së bashku me diellin deri në shuarjen e tij në det.

post a comment