Arkiva

Throwback – Tirana 100 years

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Këtë muaj,  më 11 shkurt 2020, Tirana festoi 100 vjetorin e pavarsisë së saj. Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë më 11 shkurt 1920 nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës, i cili zhvilloi punimet në janar  1920, por statusin e saj përfundimtar si kryeqytet e mori në 31 janar 1925. Qyteti i Tiranës ka një histori modeste në krahasim me shumë metropole evropiane, por nga ana tjetër ai meriton një vëmendje të veçantë jo vetëm sepse është kryeqyteti shqiptar, por edhe për faktin se ai ilustron një nga modelet e veçanta të zhvillimit urban në Evropë.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”10789″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Zhvillimi urbanisik-arkitekturor i Tiranës

[/vc_column_text][vc_column_text]Gjatë shekujve XVII – XIX të dhënat tregojnë se ka patur një rritje të vazhdueshme të qytetit duke zgjeruar hapësirat e qendrës zejtaro – tregtare të qytetit, pazarin e tij dhe duke rritur ndërtimet fetare dhe shoqërore. Tirana në rrafshin urbanistiko – ndërtimor formohej prej dy njësish: qendrës zejtaro – tregtare dhe asaj të banuar. Kjo ndarje bëhej prej zhvillimit ekonomiko – shoqëror që kishtë marrë zona.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10785″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Evolucioni i banesës tiranase fillon me një ngrehinë në një ambjent të vetëm, shtëpinë e zjarrit. Shembulli më i spikatur është vila e Sali Shijakut. Në disa raste ky ambjent shoqërohej me hapësira hajati dhe mbi të ndodhet çardaku pra dy katesh. Banesa tiranase me rritjen ekonomike të Tiranës rreth shek. XIX iu nënshtrua ndryshimeve në kompozim, trajtim arkitekturor dhe dekorativ, një vlerë kjo e rëndësishme e kulturës shqiptare. Në zonën e Tiranës historike krahas banesave tradicionale të ndërtuara në mënyrë spontane nga mjeshtra popullorë bënin pjesë dhe vila të arkitekturës moderne.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10745″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10746″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në vitin 1923, arkitektët dhe inxhinierët austriakë zhvilluan Planin e parë Rregullues të Qytetit. Edhe pse nuk ishte shumë i suksesshëm në aspektin e fizibilitetit, plani çoi në hapjen dhe zgjerimin e rrugëve kryesore të qytetit. Në vitin 1924 (periudha e ardhjes në pushtet të Zogut) u vendos një plan rregullues i qytetit të Tiranës dhe për këtë u zgjodh një arkitekt italian Armando Brasini nga Roma. Në momentin që Brasini erdhi në Tiranë ai vendosi të ndërtojë qendrën e re administrative por njëkohësisht krijoi dhe Tiranën e Re duke projektuar aksin e bulevardit që kemi sot.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”10757″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”10769″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndryshime të tjera erdhën në Tiranë por këtë herë me arkitekt Florestano di Fausto i cili filloi konceptimin për sheshin e Ministrive që ishte relativisht i vogël dhe kishte drejtimin veri – jug dhe jo lindje – perëndim sic do ta bënte më vonë Gerardo Bosio. Në atë periudhë për herë të parë kemi një legjislacion evropian mbi urbanistikën dhe u aplikuan të njëjtat ligje si në Itali qoftë për shpronësimet, lejet e ndërtimit, etj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”10765″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”10766″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Influenca sovjetike vjen me një plan urbanistik të vitit 1957 së bashku me specialistët shqiptarë ku u ndërtuan blloqe pallatesh dhe ndërmarrje industriale si Kombinati i Tekstileve “Stalin”. Plani urbanistik që rezistoi deri nga vitet 2000 sidomos për rrjetin rrugor ishte ai i vitit 1990. Plani i Ri urbanistik Tirana 2030 është vepër e arkitektit italian Stefano Boeri. Koncepti i peizazhit të TR030 është kulturor, social dhe gjeopolitik.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10773″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Arkitektura e Tiranës në 100 vjet, 1920 – 2020

[/vc_column_text][vc_column_text]

  • 1925s – Sheshi me godinat e Ministrive
  • 1930 – Bulevardi Dëshmorët e Kombit
  • 1930 – Hotel Dajti
  • 1936 – Banka e Shqipërisë
  • 1938 – Radio Tirana
  • 1941 – Godina e Kryeministrisë
  • 1945 – Teatri Kombëtar
  • 1948 – Muzeu Arkeologjik Kombëtar
  • 1950 –  Parku Rinia
  • 1951 – Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
  • 1954 – Galeria e Arteve
  • 1960 – Parku i madh i Liqenit Artificial
  • 1963 – Pallati i Kulturës – Teatri i Operas dhe Baletit
  • 1966 – Akademia e Arteve
  • 1968 –  Monumenti i Skënderbeut në sheshin Skënderbej
  • 1971 – Kopshti Botanik
  • 1979 – Tirana International Hotel
  • 1981 – Muzeu Historik Kombëtar
  • 1986 – Pallati i Kongreseve
  • 1988 – Piramida e Tiranës
  • 2001 – Katedralja e Shën Palit
  • 2012 – Katedralja “Ngjallja e Krishtit”
  • 2012 – Kulla TID
  • 2019 –  Stadiumi Kombëtar Air Albania

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10776″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_column_text]Source: tirana.al[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/2″][/vc_column][/vc_row]