Arkiva

The Architecture in Bong Joon Ho’s PARASITE

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Filmi “Parazit” i regjisorit Bong Joon Ho, fituesi i këtij viti i çmimit më të lartë të Festivalit të Filmit në Kanë si dhe fitues i cmimit Oscar si regjia më e mirë, kundërshton zhanrin dhe dallon përmes modelit të tij autentik, të gjithëanshëm dhe të detajuar me kujdes. Përmes historisë qesharake, emocionuese dhe të paparashikueshme, audienca është përballur me një përzierje të trazuar emocionesh dhe Bong Joon Ho dëshiron t’i bëj shikuesit të ndjehen sikur kanë parë një portretizim të ndershëm të botës në të cilën jetojmë aktualisht.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11882″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Historia ka të bëjë me diferencimin social, të ilustruar nga dy familje.
Kim, një familje me dy fëmijë të moshës së kolegjit, jeton në një apartament gjysmë bodrumi, i cili nuk është i pazakontë në Korenë e Jugut. Shtëpia e tyre metaforikisht pasqyron psikikën e familjes – edhe pse pothuajse nëntokë, ata sërisht mund të shohin rrezet e diellit, por ekziston frika se mund të bien edhe më poshtë…[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11877″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Për të hartuar një skenë realiste, që pasqyron atmosferën e duhur, Lee Ha Jun ka vizituar dhe fotografuar disa qytete të zbrazëta që ishin vendosur të prisheshin. Shtëpitë me gjurmë të njerëzve që  kanë banuar aty më parë u kopjuan dhe rikonstruktuan në detaje, si në rrugët e tejmbushura të familjes Kim dhe apartamentit të tyre të vogël dhe të çrregullt.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11879″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Koncepti i përgjithshëm që përshkon filmin është vertikaliteti. Ashtu si gjysmë-bodrumi i Kims, vila moderne e familjes Park tregon vendin e tyre në shoqëri. Është një shtëpi që një pronar i hijshëm, elitarist do të mburrej dhe në të ka dhoma të cilat lejojnë pamje të ndryshme perspektive, të rëndësishme për historinë e filmit. Kati i parë dhe kopshti u ndërtuan në një territor të zbrazët për të luajtur me rrezet natyrale të dritës, një instrument stilistik që tregon edhe standardet e klasave. Pozicioni i shtëpisë Park u ndërtua sipas lëvizjes së diellit, i cili hyn në skenë. [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11885″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në tregim, vila – elegante me shumë dru, qelq dhe linja të pastra – u krijua nga arkitekti fiktiv dhe pronari i mëparshëm Namgoong Hyeonja. Në mënyrë që të krijonte një skenë aq reale, sa që audienca të mendojë që personazhet jetojnë në të vërtetë, Lee Ha Jun e projektoi shtëpinë në bashkëpunim me arkitektët.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11884″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Kur produksioni projektoi shtëpinë e trilluar të familjes Park, qëllimi i dhomës së ndenjes ishte nxjerrja në pah e kopshtit. Lee i dha dhomës së ndenjes, të mobiluar në mënyrë minimale, një mur xhami për të krijuar një këndvështrim mbresëlënës. Piktura në mur, nga artisti Korean Seung-mo Park, qëndron si simbol i statusit dhe pasqyron karakterin e filmit – Paraziti rrjedh nga një heshtje në tingullin masiv që krijohet nga një gur i hedhur në pus dhe  që zhduket ngadalë përsëri në qetësi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11883″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Hapësirat që jetojmë normalisht duhet të jenë shumë të zakonshme dhe të rehatshme, duke rezultuar se kjo atmosferë paqësore mund të sjellë frikë. Shtëpia elegante, e mobiluar dhe e ngrohtë e familjes Park karakterizohet nga një humor mbizotërues, që tregon se diçka e errët po vjen rreth shtëpisë. Diçka që drejton komplotin në një vend krejtësisht të papritur.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source : architecturaldigest.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment