The light Sculptor

The light Sculptor

Helidon Xhixha is a sculptor, though he insists that he doesn’t sculpt materials; rather, he “uses materials to sculpt light,” an act he considers to be one of the purest ways to harness raw energy.

Helidon Xhixha është skulptor, megjithëse ai këmbëngul se nuk gdhënd materiale, përkundrazi, ai “përdor materialin për të gdhëndur dritën”, një veprim që ai e konsideron si një nga mënyrat më të pastra për të shfrytëzuar energjinë e papërpunuar.

In most of his works, Helidon Xhixha transforms stainless steel, polished until it gleams like a mirror, into incredible abstract forms at once massive and delicate, a visual comment on the interaction between metal and light, between the object and its surrounding environment, between the tangible and the intangible.

Në shumicën e veprave të tij, Helidon Xhixha transformon inoksin,i lëmuar derisa shkëlqen si një pasqyrë, në forma abstrakte të pabesueshme të cilat janë njëkohësisht masive dhe delikate, një koment vizual mbi ndërveprimin mes metalit dhe dritës, midis objektit dhe mjedisit përreth, midis  të prekshmes dhe të paprekshmes.

You’ve probably seen the installation that was inaugurated this week at the “Zogu i zi” roundabout.

“Cosmic S” by Helidon Xhixha, a sculptor from Durres, known all over the world as the artist who uses the material to engrave the light.

The “Cosmic S” installation is designed as two irregularly balanced pyramids one on top of the other, reflecting two different approaches, both necessary to coexist in a society

Me siguri e keni parë instalacionin që u inagurua këtë javë te rrethrrotullimi te zogu i zi.
“Cosmic S” nga Helidon Xhixha, një skulptor nga Durrësi, i njohur në të gjithë botën si artisti që përdor materialin për të gdhendur dritën.
Instalacioni “Cosmic S” është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme, të dyja të domosdoshme për të bashkë-ekzistuar në një shoqëri.

Cosmic S is not the first installment that the artist has exhibited in Tirana. One of his sculptures can be found at the entrance of the presidential palace.

Next to The Plaza Hotel  you will find another artist’s creation, where the multi-storey tower is transformed to the angle at which it looks at the sculpture.

His most famous work to date may well be the Iceberg,  devoted to the issue of climate change: a powerful mass of steel emerging from the water, it was the first installation ever to obtain permission to float on the Grand Canal, during the Venice Biennale in 2015.

Cosmic S nuk është instalacioni i parë që artisti ka ekspozuar në Tiranë. Në hyrje të presidencës gjendet një nga skulptura e tij.

Gjithashtu pranë  hotel The  Plaza-s, do të gjeni një tjetër krijim të artistit, ku kulla shumëkatëshe transformohet sipas këndit në të cilën vështron skulpturën.

Një  nga instalacionet e tij më të famshme është Ajsbergu,i kushtuar çështjes ndryshimeve  klimaterike: një masë e fuqishme  çeliku që shfaqet  nga uji, është instalimi i parë që ka marrë  ndonjëherë  leje për të notuar në Kanalin e Madh, gjatë Bienales së Venecias në 2015.

To mark the opening of the London Design Biennale in 2016, Xhixha was commissioned to design the layout of the central courtyard in Somerset House and he won the Public Award for Bliss, a series of concentric yet dramatically split blocks designed as a visual metaphor for the migration of peoples.

Xhixha u ngarkua të krijonte paraqitjen e oborrit qëndror të Shtëpisë Somerset, për të evidentuar hapjen e Bienales së Dizajnit  të vitit 2016, në Londër. Me instalacionin e quajtur Bliss, një seri blloqesh të përqendruara por njëkohësosisht  të ndara në mënyrë dramatike të dizajnuara si metaforë vizuale e migrimit të popujve.

In a spectacular layout involving fifteen monumental installations and sculptures spread out over Boboli Gardens and the city of Florence, Helidon Xhixha explores the concept of chaos and order, his work a tribute to the way in which these concepts have been addressed down the ages not only in philosophy and in the arts (sacred geometry) but also in the natural world.

Shpërndarja në mënyrë spektakolare të 15 instalacioneve monumentale  përgjatë gjithë kopshteve Boboli dhe qytetit të Firences, janë përpjekjet e artistit në hulumtimin e kaosit dhe rendit. Puna e tij vjen si një homazh ndaj menyrës se si janë perceptuar këto koncepte ndër shekuj jo vetëm në filozofi dhe art, por edhe në natyrë.

Although he has also extensively worked with glass, steel has remained his primary muse and material for over 15 years. Xhixha’s public sculptures have appeared in museums, art fairs, and government buildings across the globe.

Megjithëse ka punuar gjerësisht me qelq, çeliku ka mbetur muza  dhe materiali i tij kryesor për më shumë se 15 vjet. Skulpturat publike të Xhixha-s janë ekspozuar në muze, panair arti dhe ndërtesa qeveritare në të gjithë botën!

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial