Arkiva

Studio of an architect

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Si e mendoni hapësirën krijuese të një arkitekti ?

Arkitektura është  një  profesion angazhues, i cili merr stimul nga çdo element rreth nesh, por mbi të gjitha nga ambjenti ku jetomë/punojmë ( jo, nuk është vetëm Pinteresti burim frymëzimi )
Rrjedhimisht zyrat kur projektet fillojnë konceptohen do të duhet të ofrojnë ngacmimin dhe komfortin e duhur për të gjeneruar stuhitë krijuese…
Por si mundet të jetë studioja e një arkitekti të ditëve të sotme…?[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14237″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Aty ku arkitekti i’u ofron klientëve  mundësinë të  prekin produktet e sugjeruar nga ai vetë për ti implementuar në  projektet e  tyre.
Mori katalogjesh ( kjo ndodh te të gjitha studiot )  për të servirur produket e zgjedhura, duke parë në kohë reale preferencat  e klientëve dhe përshtatur ato me buxhetin që ata disponojnë.
Në De.studioarchitects, përpos hapësirës për të punuar, e cila vjen e interguar organikisht në zgjidhjen e ambjentit, gjetëm një  studio pak me ndryshe nga të tjerat ,e konceptuar mbi nevojen për të prekur dhe perceptuar ndjesitë e materialeve dhe vetë produktet duke krijuar një seri mini ambjentesh, kur qartazi simulohej atmosfera e një shtëpie.
Le të zbulojmë pak më shumë rreth studios De.studioarchitects e drejtuar nga ark. Paola Cobo.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14231″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14234″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Si lindi ideja e një studio të tillë arkitekture ? 

Ideja e nje studio të tillë ka lindur nga një gërshetim i formimit tim akademik në një nga universitet më prestigjoze përsa i përket arkitekturës dhe inxhinierisë, si dhe faktit që në tregun shqiptar vura re mangësitë e një studio të specializuar në konceptimin dhe realizimin e projektit. Doja të realizoja diçka që ti vinte në ndihmë jo vetëm klientit por edhe profesionisteve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14361″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ju keni studuar në Firenze, është një tipologji studio  që keni hasur aty, apo një projekti i lindur nga nevoja ?

Pa diskutim që në Itali dhe veçanërisht në Firenze studiot e arkitekturës janë të mirë-strukturuara, në mënyrë që ti vijnë në ndihmë sa më profesionalisht klientit. Shembuj të tillë janë të shumtë në vëndet ku i kushtohet një vëmëndje shumë e madhe materialeve, teknologjisë së realizimit, teksturave dhe detajeve të prodhimit të dizainit industrial. Duke u rritur në një familje që merret me tregtimin e lëndëve të para të prodhimit të mobiljeve dhe jo vetëm, mendova të ofroj një panoramë më të gjerë për klientët duke i’u ofruar atyre jo vetëm idenë abstrakte të konceptimit të hapësirave, por edhe materializimin e tyre.
Unë doja që të kisha mundësi t’i jepja një shembull koncepti kompanie në të cilën klienti arrinte të kishte jo vetëm konceptimin nga ana projektuale por edhe sensin e ndjeshmërisë  të produkteve të përdorura në projekt. Për mua është shumë e rëndësishme kontakti me realitetin dhe njohja e mirë e asaj që ofron tregu shqiptar në këtë fushë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14239″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Sa e rëndësishme është që takimi me klientët të reflektojë stilin tënd, si nga ngjyra materialet  dhe atmosfera e krijuar ? Cili është stili yt ose karakteristika që i gjen shpesh në projektet e tua?

Jam munduar që të krijoj mundësinë klientit që nëpërmjet hapësirës së konceptuar dhe realizuar në studio, jo vetëm të ketë kontaktin e drejtëpërdrejtë me materialet por edhe të stilit që une kam. Mendoj se cdo arkitekt duhet të ketë firmën dhe vulën e tij jo vetëm në anën juridiksionale por mbi të gjitha në stil. Unë jam e specializuar në Feng Shui dhe e apasionuar pas arkitekturës Indoneziane dhe të Afrikes së Veriut. Mundohem që në cdo projekt të aplikoj parimet kryesore të energjisë pozitive, si nga ana e materialeve ashtu edhe përsa i përket energjisë së ambienteve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14238″ img_size=”medium” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Çfarë ndjesish ke dashur të përcjellësh te klientët e tu ?

Ajo që kam dashur të përcjell tek klientët është ajo që ata me transmetojnë mua. Para se të filloj një projekt për mua faza më e rëndësishme është njohja e klientit. Këtë gjë e realizoj duke bërë biseda të gjata paraprake për të kuptuar konceptin e tyre mbi atë çka duan të përjetojnë. Në fund të fundit projekti bëhet për tu jetuar nga të tjerë dhe duhet të jetë botëkuptimi i atyre që do e jetojnë arkitekturën, kryefjalën e konceptit.
Fusha e projektimit është shumë e gjerë, jo vetëm në tipologji por edhe në vet larmishmërinë e teknologjive dhe materialeve të përdorura.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14240″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Sa e rëndësishme është që klientet të shohin, prekin dhe vizualizojnë cfarë ti i propozon në projektet e tua?

Kjo është diçka thelbësore përsa më përket. Arkitektura të jep mundësinë për të krijuar dhe fantazuar pafundësisht, por në momentin që projektet realizohen duhen pasur parasysh një sërë faktorësh: atë që ofron tregu shqiptar, që mund të them është i limituar, teknologjitë që ekzistojnë në industrinë tonë, kostot dhe krahasimi i kostove të materialeve të ndryshme. Në momentin që klientet janë në kontakt me produktet arrijnë të kuptojnë se si janë në ndjeshmëri, teksturë dhe kosto. Fakti që në studio kam përdorur shumë materiale të ndryshme por edhe variante të të njëjtës tipologji i bën ata të kenë mundësinë e krahasimit jo vetëm në kualitet por edhe në kosto.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14232″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14244″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]A ndikon që klientet të përqafojnë propozimet e tua më lehtë mbas vizitës në studio ?

Patjetër. Unë i realizoj gjithmonë takimet e para në zyrë dhe kujdesem që klientet të kuptojnë deri në detaje atë që kam për të ofruar. Në përgjithësi ndodh që janë shumë kureshtarë të kuptojnë si janë realizuar objektet e ndryshme në zyrë. Kjo më ndihmon edhe mua për të kuptuar se çfarë i tërheq atyre më shumë vëmëndjen.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Cili është ambjenti më i dashur për ty në zyrën tënde?

Besoj se vendi ku kaloj më shumë kohë… tavolina e punës…[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14241″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Po ai ku klientët ndihen më komodë?

Zona ku unë pres klientët është e ideuar si të ishte një living room. Ata kanë një divan shumë të rehatshëm dhe unë një poltron profesionale në të njëjtën kohë. Fakti që ata ndihen si në shtëpi i bën ata të jenë më të lirshëm dhe ndoshta edhe më të frymëzuar për atë që duan të marrin nga projekti.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14233″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14236″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Cili element ka rezultuar i domosdoshëm për vendimmarrjen e klientëve?
Ke ndonjë këshillë për ata arkitektë që dëshirojnë të krijojnë studion e tyre?

Unë besoj në profesionistët në Shqipëri dhe ajo që do këshilloja do ishte specializimi në një fushë ose teknologji që do t’i bënte ata unik dhe të dilnin në sipërfaqe nga një treg shumë i larmishëm profesionistësh ose jo, sic është tregu emergjent i Shqipërisë. Duke zbuluar këtë gjë, do i këshilloja që ta aplikonin në zyrën e tyre. Një klient duhet të jetë direkt në kontakt me shpirtin artistik dhe profesional të arkitektit.
Në momentin që futesh në një zyrë arkitekture, duhet të jetë direkt i dukshëm stili dhe duhet të ndihet atmosfera e asaj që klienti do të marrë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Faleminderit![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment