Arkiva

Staircases – The history

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]Shkallët janë një nga elementët më të pasur arkitektonik përsa i përket mundësive formale, një nga më komplekset për tu zgjidhur në aspektin gjeometrik dhe një nga më të kërkuarat në nivelin funksional. Shkallët zakonisht kanë një rol të rëndësishëm, pasi ato janë një mundësi për të përcaktuar një tranzit të veçantë midis kateve. Në kohët e sotme, shkallët mendohen si një hapësirë përtej funksionit të thjeshtë edhe në ambjentet shtëpiake.
Të gjendura midis natyrës formale dhe nevojës për funksionalitet, shkallët kanë pasur role të ndryshme përgjatë historisë. Më poshtë ju sjellim disa shembuj historikë që pasqyrojnë gjithashtu dhe idenë që kanë pasur projektuesit për to.[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Funksioni i shkallëve spirale gotike

[/vc_column_text][vc_column_text]Arkitektët mesjetarë kishin një preferencë për shkallët spirale. Këto shkallë zënë shumë pak hapësirë, duke krijuar mundësinë për të vendosur dalje ose dyer në çdo pikë të itenerarit të tyre, ato mund të ndriçoheshin lehtësisht dhe ishin të thjeshta për t’u zbatuar.

Shkallët më të vjetra spirale mesjetare u formuan nga një bërthamë guri e gdhendur, e cila i dha formë strukturës, e rrethuar nga një mur rrethor gjithashtu i bërë prej guri, si një kullë. Brenda kështjellave, shkallët spirale shumëfishoheshin, përveç atyre që arrinin në të gjitha katet, disa filluan të ndërtoheshin në trashësinë e mureve, duke komunikuar vetëm dy kate, si apartamente të mbivendosura.

Për një arkitekt mesjetar, shkalla ishte funksionale, në asnjë rast nuk mendohej si një element artistik brenda një pallati. Sallat e mëdha të kështjellave ishin gjithmonë të vendosura në katin e parë, kështu që shkallët zakonisht përdoreshin vetëm për të lidhur zonat private.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12818″ img_size=”full” add_caption=”yes”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12820″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Andrea Palladio dhe prezantimi i idesë së komfortit

[/vc_column_text][vc_column_text]I quattro libri dell’architettura, botuar nga arkitekti italian Andrea Palladio në 1570, është një traktat i gjerë mbi elemente, standarde dhe shembuj arkitekturorë, i ilustruar në mënyrë të hollësishme me vizatime nga vetë Palladio.

Midis elementeve të tjerë arkitekturorë, libri përfshin disa shembuj shkallësh që, për arkitektin nga provinca e Venetos, nuk janë më thjesht një mjet për t’u ngjitur ose zbritur nga ndërtesa. Komoditeti është një aspekt themelor dhe për këtë arsye, qenia njerëzore merret si një referencë skalare për të projektuar shkallën, e cila bëhet më pak e pjerrët dhe e thellë. Arkitekti vazhdon t’i mbajë shkallët të mbyllura midis mureve, ato nuk vendosin lidhje vizuale me hapësirat e jetesës: ato janë vetëm një kthinë më shumë mes ndarjeve ose dhomave të tjera të ndërtesës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12821″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shkallët si skulpturë

[/vc_column_text][vc_column_text]Propozimi i Mikelanxhelos për punën që i ishte dhënë nga Papa Medici Clement VII, Biblioteka Laurentiane e cila do të ruante kodet e vlefshme të familjes Medici, mund të konsiderohet fillimi i një faze të dytë të Rilindjes Italiane. Mikelanxhelo përdori elementët klasikë të arkitekturës, por në vend që t’i trajtonte ato sipas rregullave të kishës, ai përdori kolona, pedimente dhe rende në një mënyrë ekspresive. Muri u zhduk, shkalla u rrethua me elemente arkitektonike jo proporcionale, jashtë shkallës njerëzore, dhe në një organizim vërtet antikonstruktiv. Këmbëshkallët në qendrër u projektuan në formë konvekse dhe ndryshuan në gjerësi, ndërsa këmbëshkallët anësore u ndërtuan drejt. E gjithë struktura e shkallës u bë si një element shprehës i skulpturave të artistit italian.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12822″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shkalla dhe fuqia perandorake

[/vc_column_text][vc_column_text]Shkallë Perandorake është emri që përdoret për një shkallë me rampa të ndara. Seksioni i parë, ai i poshtmi, është qendror dhe është i ndarë në gjysmë lartësi në dy seksione simetrike, të cilat bashkohen përsëri në katin e sipërm. Shkalla perandorake është ajo që e fton publikun në mënyrë të dukshme, duke shfaqur para tyre një shkallë gjigande. Thuhet se për herë të parë u përdor në El Escorial në Madrid.

Shkallët Jordan në Pallatin e Dimrit në St. Petersburg ishin një pikë kryesore për të pritur mysafirët dhe për të bërë të qartë fuqinë e jashtëzakonshme të perandorit Cari Nikolla II I Rusisë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12824″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Satusi, shoqëria e lartë dhe shkallët

[/vc_column_text][vc_column_text]Pas një konkursi arkitektonik, propozimi i Charles Garnier, 35 vjeç, i cili nuk kishte ndërtuar shumë, u zgjodh unanimisht për të projektuar dhe përfunduar në 1875  Palais Garnier në Paris. Opera mund të konsiderohet si sintezë e stilit të Perandorisë së Dytë, dhe vendi i përsosmërisë për borgjezinë pariziane. Charles Garnier projektoi një hapësirë spektakolare të dekoruar në mënyrë eklektike, me një larmi të madhe kromatike. Nrdyshe nga përçmimi me të cilin trajtoheshin zonat e hyrjes në teatrot e kohës, Garnier i kushtoi një rëndësi të madhe atyre. Këto shkallë ishin zemra e vërtetë e teatrit të tij. Një vend për të parë dhe për tu parë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12825″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Arti modern, abstraksioni dhe Shkallët

[/vc_column_text][vc_column_text]Palácio do Itamaraty, në Brasilia, inaguruar në 1970, është qendra e selisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Brazilit. Ndërtesa u projektua nga Oscar Niemeyer, arkitekti i qytetit dhe u konceptua si një prezantim i Brazilit për vizitorin. Pallati ka një nga koleksionet më të mëdha të artit publik në Brazil.

Brenda sallës kryesore prej 220 metrash katrorë në katin e parë, pa kolona, një shkallë spirale 2,3 metra e gjerë ngjitet në mënyrë rrethore. Shkallët janë zhveshur nga elementët. E zhveshur nga struktura, duket se fluturon në mënyrë magjike. Pa korimano mbrojtëse, pasi nuk kishte asnjë funksion. Kjo shkallë përbëhet nga një gjeometri e pastër, vetëm formë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12826″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: agi-architects.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment