Dizajni i produkteve të Zaha Hadid

Dizajni i produkteve të Zaha Hadid

E njohur si një arkitekte që vazhdimisht shtyn kufijtë e arkitekturës dhe dizajnit urban, puna e saj eksperimenton me koncepte të reja hapësinore, që intensifikojnë peizazhet ekzistuese urbane dhe përfshijnë të gjitha fushat e projektimit, nga shkalla urbane, deri tek interior design dhe mobiljet. Përtej arkitekturës, ajo ishte një dizajnere e kompletuar e produkteve, duke u huazuar estetikën e saj skulpturore sendeve, që variojnë nga mobiljet deri tek bizhuteritë dhe këpucët. Le t’i hedhim një sy dizajneve unike të produkteve të Zaha Hadid.

Tavolina Aqua

E lancuar për koleksionin Zaha Hadid Design 2014, kjo tavolinë është frymëzuar nga dizajni valëzues i Qendrës Olimpike Aquatics në Londër 2012. Aqua Platter imiton ritmin e valëve të ujit në lëvizje.

Stoli Belu

I prodhuar për përdorim në zona ulëse, Belu paraqet një trup të vetëm me një qelizë që zotëron gjeometrinë komplekse dinamike të një vëllimi fluid – i destinuar për përdorim shumëfunksional – si banak tavoline, karrige, enë, etj.

Charlotte Olympia

Charlotte Olympia ka bashkëpunuar me Zaha Hadid Design për të prodhuar dy produkte në sasi të limituar për nderë të vizionares Zaha Hadid, një palë këpucë me platformë dhe një çantë, ku të dyja paraqesin forma fluide në plastikë Perspex, me prekje metalike prej ari të kuq.

Kolibe Reja

Kolibja “Cloud” u krijua për BowWow Haus London, një ekspozitë publike në ndihmë të Kryqit Blu për kafshët shtëpiake. Ajo është një kolibe në formë foleje, e ngritur pak nga toka për të mbrojtur qentë nga sipërfaqet e ftohta të dyshemesë, e ndërtuar në kompensatë me burim të qëndrueshëm  dhe me  një dizajn dhe fabrikim dixhital.

Vazoja skulpturore Flow

Me një pamje sikur i përkasin kopshtit të skulpturave MoMA, këto volume masive janë në të vërtetë vazo lulesh për ambjente të brendshëm ose të jashtëm, me linja fluide. Këto vazo janë bërë me polietilen me densitet të ulët linear, që është 100 përqind i riciklueshëm pas përdorimit. Format janë të lakuara me dorë, në ngjyrë të bardhë ose të zezë.

Divani Zephyr

I ofruar me një prodhim të kufizuar prej vetëm 12 divanësh, Zephyr u inagurua në Salone 2013. Format e tij në dukje amorfe, si të ulëseve ashtu edhe të mbështetëseve, morën frymëzim nga formacionet shkëmbore natyrore dhe modelet e erozionit. Hadid i projektoi në mënyrë të tillë që njësitë të kombinohen për të krijuar ishuj më të mëdhenj ose arkipelagë divanësh.

Avia and Aria

Forma skulpturale e këtyre ndriçuesëve te varur është krijuar me shtresa të veçanta të materialeve të firmës Slamp: 52 shtresa tekno-polimeri Opalflex për Avia dhe 50 shtresa të teknofolimeri Cristalflex për Aria. Të dy shfaqin burime të shumta drite për të siguruar ndriçim dramatik në 360 gradë, si dhe një dritë të fokusuar poshtë.

Source: zaha-hadid.com & architizer.com