Your Coffee Shop

Your Coffee Shop

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja  :
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja :
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Your Coffee Shop
Bar
VOID architects
VOID architects
Berat, Shqipëri
Ndërtuar
2019
94m2
1

Almex, Bauled

Me anë të këtij projekti, VOID synon të definojë edhe njëherë atë lloj dizajni, i cili me imperfeksionet e veta të qëllimshme, arrin të krijojë një hapësirë perfekte për t’u përjetuar në çdo detaj të papërfunduar që ajo ka, duke i kthyer këta të fundit në fokusin kryesor të projektit.

Frymëzuar në natyralitetin e materialeve ekzistuese duke evidentuar gjurmët e lëna në çdo dekadë, në çdo ndërhyrje që prej ndërtimit. Vendimi i parë kishte të bënte me muret, të cilët u rikthyen në gjendjen “jo perfekte”, zhveshur nga suvaja, për të nxjerrë në pah tullën 42 vjeçare të godinës. Kjo u bë me qëllimin që materialet të ndjeheshin ashtu siç ishin, imperfeksioni të pranohej me gjithë defektet e bukura që shfaqte.

Për të vijuar me të njëjtën gjuhë dizajni, çdo material dhe element i përdorur respekton konceptin e natyrales, sjell pak art në interier nëpërmjet ndriçuesave artizanalë, të cilët vijnë si produkt i VOID, frymëzuar nga  dizajni Ukrainas. Ndriçimi i tyre krijon atmosferë mjaft të ngrohtë dhe private, e në këtë mënyrë vetë ndriçuesi shndërrohet në diçka më shumë se dekor.

Atmosfera plotësohet më tej me dyer mozaikë, fragmente muresh të veshura në dru, mobilje me strukturë po të tillë dhe padyshim që s’mund të mungojë freskia e gjelbërimit natyral, si prekja e fundit nga VOID.

rreth VOID architects

VOID architects është një studio arkitekture me bazë në Tiranë, e krijuar tre vite më parë dhe operon në fusha të ndryshme të arkitekturës.

post a comment