Tomorrow’s Education System – TES

Tomorrow’s Education System – TES

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Interieri nga:

Tomorrow’s Education System (TES)
Arsim
Atelier 4
Atelier 4
Tiranë, Shqipëri
Ndërtuar
2019
– m2
4

E2Worshop

Tomorrow’s Education System – TES, një shkollë dhe qendër sociale-kulturore e re e ndërtuar në vitin 2019, ndodhet në një zonë të virgjër, pas ndërtesës së firmës “Coca Cola” dhe ngjitur me hekurudhën “Tiranë – Durrës”. Zona është përgjithësisht e qetë nga zhurmat e qytetit dhe të autostradës Tiranë –Durrës.

Projekti konsiston në ndarjen e shkollave sipas funksioneve, duke përcaktuar kështu dhe skemën e organizimit të lëvizjeve brenda dhe jashtë ndërtesave. Kjo është dhe arsyeja kryesore, që zgjidhja me oborre të brendshme, e pranuar nga të gjitha variantet e mundshme të përpunuara, krijon zona çlodhjeje dhe komunikimi ose nderprerje të të gjitha funksioneve të brendshme.

Gjatë trajtimit dhe interpretimit të kërkesave të detyrës së projektimit janë menduar dy hyrje kryesore:

  • drejt Korpusit Arsimor
  • drejt Qendrës Sociale-Kulturore

Të dyja ndërtesat janë menduar si të bashkëngjitura për të përfituar edhe nga ambjentet e përbashkëta shoqërore, por edhe për të kursyer hapësirën e nevojshme që zënë ndërtesat.

Kompleksi arsimor dhe qendra sociale janë ndërtesa që respektojnë detyrën e projektimit dhe funksionojnë mirë në vetvete. Ambjentet e klasave dhe të laboratorëve janë komode, me ngrohje dhe dritë të bollshme natyrale dhe artificiale, duke respektuar një plan organizimi optimal për lidhjen dhe funksionimin e ambjenteve.

Qendra Social-Kulturore plotësohet në të tre katet me ambjentet e kërkuara në detyrën e projektimit, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e palestrës dhe ambjente të tjera nga shkolla për momentet e organizimit të aktiviteteve sociale dhe kulturore.

Oborret e brendshëm janë hapësira, që i japin frymë objektit, lejojnë kompozimin e blloqeve të veçanta, dhe ngopjen e ambjenteve me dritë. Ndërkaq është një hapësirë e mjaftueshme fizike për të zhvilluar aktivitete shoqërore.

Arkitektura e jashtme është e thjeshtë dhe i përmbahet krejtësisht karakterit të shkollave të sotme, të ndërtuara në rajon dhe Europë. Bie veçanërisht në sy ritmi i klasave, në të dy krahët e ndërtesës, që përmbajnë  klasa mësimi, vetratat e shkallëve dhe të palestrës, si edhe karakteri i shkallëve të emergjencës. Dallohen mjaft mirë hyrjet për në Korpusin Mësimor dhe Qendrën Sociale- Kulturore. Veçanërisht është insistuar në trajtimin dhe kombinimin e ambjenteve me destinacione të ndryshme, në një fasadë homogjene për shkollën dhe qendrën sociale.