Strukturat e Izolimit

Strukturat e Izolimit

Strukturat e Izolimit

Liminal – Udhëtimi i Peizazhit Shqiptar përmes një imazhi të heshtur është një projekt studimor me një ekspozitë fotografish nga Saimir Kristo dhe Sonia Jojic. Projekti udhëton midis arkitekturës dhe fotografisë me qëllim eksplorimin aktiv të peizazhit dhe marrëdhënieve të mundshme midis banorëve dhe bunkerëve në kontekste të veçanta dhe vendndodhjeve në të gjithë Shqipërinë.

Structures of isolation

Në Shqipëri janë afro 170,000 bunkerë të dokumentuar, të cilët janë simbole të luftës dhe izolimit. Me një tipologji të ndryshme hapësinore, pozicioni gjeografik dhe veçoritë strukturore, bunkerët u strukturuan si njësi të vecanta të sulmit, por edhe si ansamble të përpunuara prej tre ose më shumë, deri në tunele të ndërtuara brenda kodrave dhe maleve.

Tipologji të shumta u krijuan edhe nga zona të ndryshme, nga bregdeti deri tek luginat dhe malet. Strategjitë e pozicionimit përcaktoheshin nga kufijtë me Malin e Zi, Kosovën, Greqinë, Maqedoninë Veriore, Detin Adriatik dhe Italinë.

Shqipëria ishte e izoluar për gati gjysmë shekulli, kështu që njerëzit qëndruan në brendësi të gjeografisë së mbrojtur pa ndonjë mundësi udhëtimi.Madje as një mundësi për tu larguar nga një fshat apo një qytet ku ata kishin lindur. Një realitet i trishtuar i një vendi si një burg i jetueshem.

Liminal – Një Udhëtim Përmes peizazhit shqiptar

Projekti kërkimor dhe ekspozita fotografike
nga Saimir Kristo dhe Sonja Jojic, Universiteti Polis Tiranë
Paraqitur në Off Gallery, Graz

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial