Textile Showroom & Offices

Textile Showroom & Offices

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

 

Textile Showroom & Offices
Showroom
Tharm Architects
Tharm Architects
Tapizë, Fushë-Krujë
Rinovuar


2

Textile Showroom & Offices ishte pjesë e shortlist-it në Share Future Projects Awards Tirana 2020. Ndodhet në Tapizë, Fushë-Krujë, 16 km në veri nga qendra e Tiranës. Është një projekt adaptimi i një magazine ekzistuese.

Fillimisht, hapësira perceptohej si monotone, një magazinë e madhe e mbushur me stoqe materialesh të rrëmujshme, që përcillte një ndjenjë “zbrazëtie”.

Hapësira ndahet në dy “kthina” kryesore:

  1. Magazina
  2. Showroom-i

Zonat janë të ndara vizualisht dhe fizikisht nga një “mur” tërthor.
Fakti që projekti do të zhvillohej brenda ambienteve të një magazine, solli në zgjedhjen e elementeve që lidheshin me magazinimin dhe materialitetin.

Për t’ju përshtatur stilit industrial, janë marrë si burim frymëzimi kontenierët e mallrave. Strukturat e reja janë të ngjashme me kontenierët, të cilat krijojnë një dinamizëm volumetrik të boshit dhe plotit, duke dhënë emocione të ndryshme në secilën hapësirë.

Meqenëse funksioni parësor ishte krijimi i një mjedisi pune për punonjësit, qëllimi ishte të projektoheshin hapësirat dhe kushtet optimale. Për këtë është përdorur një rrjet modular i bazuar në sipërfaqen e nevojshme për 3 punonjës, duke iu përshtatur nevojave dhe detyrave të ndryshme që ata kryejnë. Ky modul do të jetë njësia bazë e përsëritur në të gjitha hapësirat e tjera funksionale.

Lartësia e objektit shfrytëzohet duke ngritur strukturën e re në shërbim të zyrave, ngarkesa e së cilës mbahet nga 2 sete kolonash në formë V. Si rrjedhojë krijohet hapësira e nevojshme që do t’i shërbejë ekspozimit.

Dy kontenierë të tjerë vendosen në katin përdhe në të dy skajet për më tepër balancë, duke shërbyer përkatësisht si zonë ekspozite dhe recepsion. Në qendër ndodhet lobi, perceptimi i të cilit është i mundur nga çdo drejtim në katin përdhe.

Përdorimi i elementeve natyrale si gjelbërimi dhe druri brenda zyrave krijon një ambient pozitiv pune si dhe ndjenjë rehatie. Frymëzuar nga shumëllojshmëria e ngjyrave te tekstileve, edhe në këto ambiente  janë përdorur ngjyra.

Përzgjedhja e këtyre ngjyrave është bërë për arsye te ndryshme:

  • E kuqja: e përdorur si një element orientues dhe fokusues. Ajo është ngjyra që tërheq më shumë vëmendje dhe i drejton njerëzit të lëvizin drejt recepsionit në këtë rast.
  • E verdha: ngjyra e optimizmit.  E përdorur për të përçuar energji të re dhe të freskët, e verdha është një ngjyrë që lidhet me suksesin dhe vetëbesimin.
  • E zeza: si mungesa e ngjyrës. Ajo mbulon, fsheh dhe krijon iluzionin e një objekti të padukshëm kur kemi të bëjmë me një vend të errët. Volumi kryesor dominant në këtë hapësirë është me ngjyrë të zezë.
  • E bardha: e përdorur për të treguar pastërti dhe qetësi në ambientin e punës

Për shkak se ekspozitorët e copave ishin shumë të mëdhenj dhe zinin shumë hapësirë, u propozua marrja e mostrave të vogla copash, për t’i organizuar më pas në ekspozitorë më të vegjël posaçërisht  të dizenjuar. Ekspozitorët janë të shpërndarë në mënyrë rrezore në mënyrë që vizitorët të shohin të dyja faqet e copave të ekspozuara.

Propozimi ka për synim të riformulojë hapësirën e brendshme në një ambient pune mikpritës dhe njëkohësisht të zhvillojë një hapësirë për ekspozimin e materialeve tekstile.

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial