Memoriali “Syri i Qiellit”

Memoriali “Syri i Qiellit”

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja :
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja :
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Memoriali “Syri i Qiellit”
Memorial
X-plan Studio
X-plan Studio
Tiranë, Shqipëri
Ndërtuar
2019



I konceptuar si një zgjidhje e mesme midis memorialit dhe pavijonit, ky objekt synon të kthehet në një nga pikat kyce dhe vendshënjuese të parkut të Liqenit Artificial. Filozofia e konceptimit hapësinor të objektit qëndron në marrëdhënien transparente të procesit të lëvizjes në të, duke nisur nga mbërritja në objekt, kalimi në hapësirën filtruese dhe mbërritja në hapësiren qëndrore të frymëzimit, e cila është edhe qëndër kompozicionale e formulimit arkitektonik.

"Syri i Qiellit" Pavillion by X- Plan Studio

Hapësirat rrjedhin natyrshëm nga jashtë në brendësi të objektit si dhe anasjelltas duke shfrytëzuar edhe territorin përreth për aktivitete të ndryshme social kulturore në funksion të poezisë. Objekti, krahas memorialit në përkujtim të tragjedisë së 1989, ku humbën jetën 23 persona, pjesa më e madhe e të cilëve studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mjekë dhe pilotë, synon të kthehet në një miniqëndër sociale për letrarët e rinj të Tiranës, dhe për frekuentuesit e parkut.

"Syri i Qiellit" Pavillion by X- Plan Studio

Nga ana simbolike objekti shpreh në mënyrë metaforike lidhjen midis dy botëve nëpërmjet formës dhe qëndrës kompozicionale, ftohtësinë e plagëve nëpërmjet materialeve të mprehta si korteni, letrat dhe poezinë nëpërmjet 23 paneleve vertikale metalike që përbëjnë objektin, qetësinë dhe pafundësinë nëpërmjet përdorimit të materialeve pasqyruese dhe nëpërmjet këndit të frymëzimit. Reflektimi i vazhdueshëm i qiellit përmes siperfaqes reflektuese në nivel njerëzor, jep një qasje midis reales dhe sureales, midis parajsës dhe tokës.

Efektet që krijohen nga materialet, dritëhija dhe natyra, të ofrojnë momente të ndryshëm dhe çlodhës në çdo ditë të vitit dhe çdo stinë të tij. Pavilioni nuk ndërhyn fort duke prishur harmoninë e natyres, por përshtatet me parkun dhe kthehet në pjesë të tij.

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial