Supreme Hotel & Spa

Projekti nga FOCUS architecture

Supreme Hotel & Spa

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:

Vendndodhja  :
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja :
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Supreme Hotel & Spa
Hotel
FOCUS architecture
Ark. Gentian Parruca, Ark. Enkelejd Karanxha, Ark. Redon Iljasllari
Qerret, Durrës, Shqipëri
Ndërtuar
2019
9450 m²
7

Kon/Ing. Arton Poro, Ing. Alket Kumaraku, Ing. Artan Dersha, Ing. Denis Sinjari, Ing. Arber Capo

Duke patur parasysh bukuritë natyrore të plazhit të Qerretit, dhe fluksin turistik gjithmonë e ne rritje, dhe nevojës për hotele me standarte të larta shërbimi, sjell nevojën për ndërtime të reja bashkëkohore. Këtë kërkon të realizojë edhe ky projekt.
Plani i vendosjes së objektit me 7 kate mbi tokë + papafingo dhe bodrum nëntokë, evidenton gjurmën e strukturës me konstruksion beton-arme, ndërmjet 2 objekteve ekzistuese, duke respektuar distancat përkatese nga këto objekte dhe nga kufiri i pronës. Aksesimi për në objekt bëhet nga rruga dytësore në jug-lindje. Në projektin e sistemimit midis rrugës dhe hyrjes është parashikuar një shesh ‘barrierë’ për ta bërë më evidente hyrjen e hotelit.. Në sistemimet e jashtme janë parashikuar zonat pedonale, kalimet dhe parkimet e makinave, hapësira të gjelbërta dhe parkim i jashtëm.

Zhvillimi në lartësi i strukturës së re e ndan atë sipas funksioneve:
Në katin nën tokë me sipërfaqe 1.217 m² ndodhen zona SPA, pishina e brendshme, palestra, kuzhina, zonat teknike, të shërbimit, magazinimit dhe grupi i shkallës dhe ashensorit. Në katin përdhe me sipërfaqe 895m², zhvillohet Recepsioni, holli i pritjes, bari – restoranti, ambientet ndihmëse, kabina elektrike me gjeneratorin dhe korpusi i shkallë-ashensorit. Në katet e sipërme zhvillohen ambientet me funksion hotelier (dhomat), të cilat lidhen me korridorin dhe shkallën e sigurisë, të pozicionuar në qendër të objektit, për të eleminuar distancat e gjata nga dyert e dhomave të hotelit. Në katet e sipërme ndodhet një sasi akomoduese prej 121 dhoma të standarteve të ndryshme. Dhoma dyshe, dhoma treshe dhe suita.

Lëvizja vertikale në objekt bëhet nëpërmjet dy 2 ashensorëve me kapacitet për 8 persona secili dhe shkallës së emergjencës e siguruar me dyer rezistente ndaj zjarrit dhe me hapje në fasadë (ndricim natyral). Në katin përdhe, në anën lindore të zgjidhjes planimetrike është parashikuar holli i hyrjes, me një sipërfaqe prej 256 m². Shtrimi i holleve është parashikuar me mermer ndërsa muret janë të veshura me buazeri, bojë dekorative dhe veshje mermeri. Tavanet janë me tavane të varura prej gipsi KNAUF (REI 90). Ambjentet teknike kanë siperfaqe prej 50m². Në pjesën perëndimore të katit përdhe është pozicionuar restoranti me pamje nga deti,  me siperfaqe prej 379 m².

Tipologjitë e dhomave:

  • Dhoma standarte 2-she me sipërfaqe 30-33 m²
  • Dhoma 3-she me sipërfaqe 37 m²
  • Suita me sipërfaqe 49-52 m².

Dyshemetë e dhomave janë të shtruara me parket inxhinierik 1.4 cm. Nën shtresën niveluese do të vendoset shtresa zëizoluese (fonostop) për të eleminuar zhurmat që vijnë në drejtimin vertikal. Muret e brendshme janë të lyera me bojë ekologjike. Tavanet e varura sërish me gips KNAUF (REI 90). Korridori midis dhomave është i shtruar me mermer.

Volumi objektit është i thjeshtë i trajtuar me linja të drejta dhe volume të pastra. Kati përdhe dhe i fundit janë trajtuar me fasadë xhami gjysmë stukturale, në të cilën inkastrohen volumet e bardha të veshura me pllaka ALPOLIC, të moduluara për tu përshtatur me arkitekturën e objektit. Volumet të japin idenë e tre volumeve opake, me carje nga niveli i dyshemesë deri në tavan. Duke qenë se është pranë detit dhe hotel turistik, ka qenë e nevojshme pajisja e dhomave me siperfaqe të jashtme të cilat janë të tipit llozhë. Për të thyer ritmin e shpërndarjes funksionale të ambjenteve të fjetjes në planimetri, objekti në fasade është trajtuar me levizje në pozicionimin e vetratave dhe në shpërndarjen e llozhave.

Trajtimi i fasadës me materialet e xhamit, veshjeve me ALPOLIC, e bejnë objektin lehtësisht të dallueshëm nga objektet e tjerë të banimit. Si teknologji fasade është përdorur tipi i Fasadës së Ventiluar. Është përzgjedhur kjo lloj teknologjie për të ulur sa më shumë konsumin e energjisë dhe për të ruajtur objektin nga mbinxehja e rrezatimit diellor. Në fasadën e xhamit është menduar të perdorim një fasadë strukturale, me strukturë termike dhe xham termik.

Sfida kryesore e këtij projekti ishte kërkesa e parë e investitorëve nëse do ishte e mundur të fillonin punimet në Shtator ( datë e cila përkon me mbarimin e sezonit veror) dhe të përfundonin në 30 Qershor (datë e cila përkon me fillimin e sezonit veror). Kjo ishte një kërkesë gati jashtë cdo llogjike ndërtimi  duke pare volumin e punimeve që do përballeshim: sipërfaqe ndërtimi 9200 m2 plus arredimi i brendshëm i hotelit. Dhe pas një diskutimi brenda studios, pranuam. E dinim që për një ecuri perfekte në ndërtim, do duheshin projekte dhe detaje të mirëspecifikuara, por mbi të gjitha do duheshin  bashkëpuntorë profesionistë, të aftë dhe vetmohues.  Kështu, formuam një skuadër që na ndihmoi deri në minutat e fundit. Koordinimi i arkitektëve në zyrë dhe ixhinierëve në terren, ka qenë  perfekt. Një nga kërkesat e tjera me të cilën studioja e projektimit u përballë, ishte orentimi i dhomave me pamje nga deti. Kërkesë e cila u realizua me sukses, pasi të gjitha dhomat kanë pamje nga deti.

rreth FOCUS architecture

Studio është hapur në vitin 2009 dhe merret kryesisht me projektim arkitektonik dhe interior design. Gjithashtu, merret dhe me ndjekjen e punimeve të objekteve që projekton. FOCUS architecture ndodhet në Rrugën “Mihail Popi”, sh.27, Hyrja 3, Kati 1, Aprt. nr.7, Tiranë.

post a comment