ÇMIMI I PROJEKTEVE TË ARDHSHME SHARE

ÇMIMI I PROJEKTEVE TË ARDHSHME SHARE

THIRRJE PËR PJESËMARRJE

Çmime arkitektonike ofrohen shpesh herë për atë çfarë tashmë është ndërtuar.

Çmimi SHARE i Projekteve të Ardhshme do të përqëndrohet mbi atë çfarë ende nuk është realizuar, por do të realizohet në të ardhmen – ide arkitektonike që e gjejnë veten në skenën e gëzueshme të atyre që formësojnë të ardhmen, të etiketuar si “projekt”.

Juria ndërkombëtare do të propozojë dhe do të vlerësoje projektet më të vlefshme, për të mbështetur zhvillimin e tyre dhe për të tërhequr vëmendjen drejt të ardhmes së afërt.

Duke vlerësuar ekselencën e projekteve të parealizuar apo të papërfunduar, ky program me çmim fitues do të paraqesë projekte nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia dhe Sllovenia, me projektet fituese, të cilat do të vlerësohen në Forumin SHARE X, në Bukuresht gjatë Nëntorit 2020.

  • Të gjithë projektet pjesëmarrës do të publikohen në Katalogun Zyrtar të Projektit të Ardhshëm SHARE, i cili do të shpërndahet për të gjithë pjesëmarrësit e Forumit SHARE.
  • Pjesëmarrësit do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare e mirënjohur, për të siguruar një paraqitje shumë të çmueshme të praktikave tuaja.

Për t’u regjistruar në konkursin e Projekteve të Ardhshme SHARE, kliko këtu.

KATEGORITË

Arkitektura publike;

Komerciale dhe zyra / Rinovime në Arkitekturë / Industriale;

Arkitekturë Residenciale;

Hoteleri dhe Interier.

JU RIKUJTOJMË SE DERI NË DATËN 17 JANAR 2020, ANËTARËT E SHASH 2020 DO TË PËRFITOJNË FALAS BILETËN E EVENTIT.

Për t’u njohur me proçedurat e anëtarësimit në SHASH, kliko këtu.

Për t’u regjistruar në eventin SHARE TIRANA 2020, kliko këtu.