Pse duhet patjetër të kaloni në BIM? – Aurora Baba

Pse duhet patjetër të kaloni në BIM? – Aurora Baba

Vitet e fundit kanë sjellë inovacione dhe teknologji të cilat janë duke avancuar dita ditës. Tashmë të gjithë kanë akses në teknologjitë e fundit dhe shumica prej nesh mban në duar një smartphone. Mbledhja, përpunimi dhe menaxhimi i të dhënave bëhet përherë më i detajuar dhe i shpejtë. Si çdo industri, dhe ajo e ndërtimit po ndikohet nga zhvillimet e kohës. Metodat tradicionale të vizatimit, përpunimit dhe përllogaritjeve po ia lënë vendin automatizimit dhe softwareve të cilët ndihmojnë në performancë dhe menaxhim. Përpara 30 vitesh, industria pësoi një ndryshim të procesit të punës, mendësisë dhe kohëve të përpunimit, vizatimi me dorë(paper drafted) i la vend CAD (computer aided design) ku mes programeve më të njohur është AutoCAD. Një periudhë e tillë tranzicioni po ndodh vitet e fundit me teknologjinë BIM.

Jeta para AutoCad (BoredPanda)

Çfarë është BIM?

Ndërkohë që shumica e personave mendojnë se BIM është Revit (Autodesk Revit), ky koncept është i gabuar. BIM, shkurtim i Building Information Model, është procesi i cili ndërtohet duke përdorur programe si Revit. Programe të tjerë që mund të ndërtojnë BIM janë Archicad, Vectorworks, Rhino (për një pjesë të procesit) etj. BIM përkufizohet si një proces i mbështetur nga mjete, teknologji dhe kontrata të ndryshme që përfshijnë gjenerimin dhe menaxhimin e paraqitjeve digjitale të karakteristikave fizike dhe funksionale të vendeve.(Wikipedia) Ndërkohë që Instituti Amerikan i Arkitekteve e përkufizon si “një mjet i zhvillimit të ndërtesave i orientuar drejt objektit, që përdor konceptet e modelimit 3-D, teknologjinë e informacionit dhe programin e ndërveprimit për të hartuar, ndërtuar dhe operuar një projekt ndërtimi, si dhe për të komunikuar detajet e tij.”

Fazat e projektit qe mbulon BIM (DrawBotics)
Nje projekt ne Revit ku paraqiten plani dhe 3D e objektit (Autodesk)

Ide sipas profesionit.

Persona të profesioneve të ndryshme në industrinë e ndërtimit kanë koncepte të ndryshme për sa i përket BIM, kjo e lidhur me disa mendime të paqarta se çfarë BIM nënkupton, duke iu referuar përherë si Revit. Më poshtë po shkruajmë disa prej tyre.

Arkitektët. Të dashuruar pas formave dhe zgjidhjeve volumetrike, arkitektët mendojnë se Revit është një program 3D. Është mëse e qartë nga përkufizimi i BIM që procesi kërkon përdorimin e elmentëve 3D, të lidhura sa më ngushtë me karakteristikat e tyre reale fizike dhe Revit të ofron një sërë mjetesh për të modeluar element të personalizuar 3D, por nuk është një program modelimi. Shpesh herë Revit i duhet të bashkangjitet Dynamo për të projektuar modele parametrike ose forma organike, të cilat me pas transferohen në Revit. Programe të mirëfillta modelimi janë Autodesk 3Ds Max, Maya, SketchUP, Houdiny, Cinama 4D, Blender, ZBrush etj

Modelim ne Dynamo dhe integrim ne Revit (Nathan Miller)

Inxhinierët. Me një vëmëndje të lartë ndaj detajeve teknike, inxhinierët konstruktiv, elektrik dhe të impianteve, në shumicën e rasteve mendojnë se Revit është një program që mundëson vetëm ndërtimin e sistemeve dhe përllogaritjen e preventivave. Ndërkohë që kjo është e saktë, Revit si program të lejon përllogaritjen e analizës strukturale dhe termike të ndërtesës nëpërmjet plug in të përshtatshëm nga familja e Autodesk, siç është Robot dhe Insight360.

Menaxherët e projektit (Project Manager) – BIM Manager – Më detyrën e monitorimit të projektit dhe zbatimin e tij, menaxherët mendojnë që Revit është programi çudibërës i cili do i mundësoj atyre koordinimin e fuqisë punëtore, gjetjen e mbivendosjeve dhe monitorimin e burimeve të vendosura gjatë fazave të projektit. Procese të monitorueshme nëpërmjet Microsoft Projects, Proofhub, Asana, Naviswork etj.
Preventiva ne Revit (Projekt shembull i nje shkolle ne Revit 2019)

Klientët – Edhe pse me pak njohuri në ndërtim, klientët duan përherë të të shohin në punë. Pavarësisht se nuk e kuptojnë çdo gjë që ndodh në Revit, ata sërisht duan të shohin “si do duket projekti”. Por Revit nuk është një program renderizimi. Fatmirësisht ai po bëhet pjesë e programeve renderizuese të cilat lehtësojnë visualizimin dhe koordinimin e modelit në kohë reale. Lumion, Vray dhe Enscape kanë zhvilluar një plug të integruar për Revit.

Vizualizim i projektit ne Revit nepermjet Lumion (Lumion)

Përse duhet të kaloni në BIM?

  • BIM është e ardhmja
    Shumë shtete tashmë janë duke përpunuar projekt ligjet dhe rregullore të posaçme për të unifikuar industrinë e ndërtimit. Në të njejtën mënyrë si para disa vitesh, me kalimin e projekteve në CAD ku ishin të nevojshëm një sërë njësimesh, citojmë unfikimin e layers për të gjitha kompanitë, dhe Revit po implementohet nga qeveri të ndryshme per t’u shndërruar në standart. Produktet e kompanive furnizuese janë duke u përshtatur për tipologjinë BIM, psh dyer, dritare, mobilje, sisteme elektrike etj vijnë të kompletuara si elemente 3D, me të dhëna specifike të cilat më parë gjendeshin vetëm në informacionet shoqëruese.
  • Përmirëson koordinimin
    Thamë më sipër që BIM është një teknologji që mundëson koordinimin. BIM është i njohur të ketë 7 dimensione, ose 7D, nëpërmjet të cilave monitorohet dhe koordinohet jetëgjatësia e projektit. Organizimi të ndihmon në gjetjen e të dhënave dhe dokumentacioneve me lehtësi, si për personat që kanë qenë pjesë e stafit prej fillimit të projektit dhe për personat që bashkohen gjatë fazave të ndryshme.
  • Kursen kohë dhe buxhetin
    Nëpërmjet teknologjisë BIM është fare e thjeshte të përfitosh plane, fasada dhe 3d me anë të disa komandave. Proces që përmes CAD do të kërkonte disa ditë. Aftësitë e BIM për përpunimin e të dhënave gjithashtu të lejojnë të marrësh vendime më shpejt dhe të krahasosh disa zgjidhje nëpërmjet zëvendësimit të modelit të përdorur në projekt.
Disa prej dimensioneve te BIM (DrawBotics)

Source: Pse duhet patjetër të kaloni në BIM? – Aurora Baba

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial