PARK GATE

PARK GATE

Titulli i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekti:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja e ndërtimit:
Numri i kateve:
Fotografia:
Bashkëpuntorë:

Park Gate
Banim dhe shërbim
X-Plan Studio
X-Plan Studio
Rruga e Elbasanit, Tiranë, Shqipëri
I ndërtuar
2014-2019
18,322.7 m2
13

Park gate … mund të quhet një nga projektet më revolucionare në arkitekturën moderne të pas viteve 90’ në Shqipëri. Dizenjimi i tij ka filluar në vitin 2013-2014 dhe për kohën ka qenë një nga projektet më sfidues të studios së projektimit. Duke qenë se pozicionohej në një pikë strategjike, qëllimi ishte të realizohej jo vetëm një objekt që kryente fuksionin e shërbimit dhe banimit, por një objekt në formën e një “skulpture urbane” që simbolizon dinamikën e qytetit dhe tendencën drejt një  arkitekture moderne të qytetit.

Me fjalë të tjera, Tirana duhej të prezantohej me një objekt të vecantë kur hyje nga ana lindore e saj (rruga e Elbasanit) dhe gjithashtu të largoheshe me një shije të mirë kur dilje nga qyteti. Gjithashtu vendosja e këtij objekti në hyrje të parkut të madh të liqenit, nga i cili ka marrë edhe emrin, na detyroi të ishim të kujdesshëm në volum dhe në trajtimin e fasadave , kjo është edhe arsyeja kryesore që ka udhëhequr formën e objektit.

Objekti rritet në lartësinë e 7 dhe 13 kateve, ku këto 2 volume ndërthuren me njëri-tjerin tepër natyrshem duke krijuar edhe një hapsirë depërtuese në drejtim të parkut me një lartësi 18m dhe gjerësi 20m. Gjithashtu kjo hapsirë është revolucion konstuktiv për kohën duke marrë parasysh faktin që objekti është me strukturë beton/arme dhe jo çelik. Objekti duhet të krijonte një landmark (pikë referimi) në llojin e tij dhe për këtë arsye seksioni në perëndim shkon deri në lartësinë e 7 kateve për të respektuar urbanistikën dhe lartësitë e objekteve ekzistuese përreth. Ndërsa seksioni me 13 kate simbolizon lartësinë maksimale të rezidencave të banimit sipas planeve rregulluese të qytetit, njëkohësisht duke i dhënë madhështinë e duhur identitetit të kësaj vepre.

Format ovale qe skalisin objektin i japin elegancën e duhur dhe krijojnë 3 hapsira publike në funksion të komunitetit, duke i dhënë objektit rëndësinë dhe raportin e duhur në syrin e individit. Objekti vërtet sjell një ndjeshmëri pozitive dhe në një rrotullim 360 gradë arrin të shijosh fragmente të ndryshme arkitektonike, ku asnjë nuk është i njejtë me tjetrin sidomos gjatë ditës ku drita dhe hija evidentojnë dhe përforcojnë dizajnin dhe formën në momente të ndryshme.

Kjo vepër është e trajtuar shumë thjeshtë në fasadat arkitektonike për vet faktin që arkitektura të lexohet në formë dhe jo në detajet e fasadës. Materiali i përdorur është alumin i cili së bashku me hapësirat e dritareve është modeluar dhe detajuar që në procesin fillestar të dizajnit për të patur një rregullsi dhë një ritëm të saktë, i cili nuk e zbeh formën e objektit por i shton madhështinë dhe vertikalitetin. Ngjyrat (three colours) janë përzgjedhur dhe sugjeruar nga arkitekti gjerman Bolls & Willson dhe janë një tendencë e re dhe guximtare në arkitekturën shqiptare. Ato janë ngjyra të ngrohta dhe sikronizohen me ngjyrat e parkut sidomos gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës. Momentet më të bukura për ta fotografuar objektin është gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit, reflektimi i tij në objekt krijom efekte të papërshkrueshme…

post a comment