fbpx

NË VËMËNDJE: CHRISTIAN DE PORTZAMPARC

CHRISTIAN DE PORTZAMPARC

NË VËMËNDJE: CHRISTIAN DE PORTZAMPARC

Lindur në Casablanca, Marok në 1944 nga një familje franceze, Christian de Portzamparc është një arkitekt dhe planifikues urban i suksesshëm, fituesi i parë francez i çmimit “Pritzker”  si dhe fitues i  çmimit më prestigjioz të planifikimit urban në Francë, “Grand Prix de l ‘Urbanisme”. Stili i tij arkitektonik dallohet për modelet e guximshme, qasjen artistike dhe krijimtarinë e tij si pasojë e të qenit piktor. De Portzamparc vlerësohet për projektet e tij që ndërthurin format klasike, radikalizmin modernist dhe qasjet postmoderne, jokonformiste në dizajn.

Arkitektura e re e Christian de Portzamparc është e kohës sonë, nuk ka lidhje as me klasicizmin, as me modernizmin. Perceptimet dhe idetë e tij të përparuara fokusohen te stili i thjeshtë. Një arkitekturë e re që karakterizohet duke parë ndërtesat, funksionet e tyre dhe jetën brenda tyre, në mënyra të reja që kërkojnë eksplorim të gjerë, por duke menduar se si ti zgjidhim për të ardhmen.

Çdo arkitekt që aspiron madhështinë duhet të krijojë në një farë mënyre arkitekturën; të gjejë zgjidhje të reja; të zhvillojë një karakter të veçantë projektimi; të gjejë një fjalor të ri estetik. Puna e Portzamparc shfaq të gjitha këto karakteristika. Ai ka një vizion jashtëzakonisht të qartë dhe të qëndrueshëm, duke krijuar hapësira shumë origjinale, të cilat shërbejnë një sërë funksionesh në një shkallë urbane si në Cite ‘de la Musique, ose një shkallë më individuale personale në një projekt banimi. Ai është një kompozitor i talentuar që përdor hapësirën, strukturën, teksturën, formën, dritën dhe ngjyrën, të gjitha të formuara nga vizioni i tij personal. Kjo arkitekturë e rishpikur, pa marrë parasysh nëse është idiosinkratike apo origjinale, ka ende burimin e saj të përbashkët në modernizëm, të përvetësuar në mënyrë të duhur.

Arkitektrua e Portzamparc mbështetet në traditën kulturore franceze, duke nderuar arkitektin mjeshtër dhe bashkatdhetarin, Le Corbusier. Një arkitekturë lirike që ndërmerr rreziqe të mëdha dhe ngjall emocione te audienca e saj. Portzamparc është artist i një niveli të lartë, me vepra të guximshme dhe të sigurta, i njohur për talentin e një poeti të fuqishëm të formave dhe krijuesit të hapësirave elokuente, i cili është i vetëdijshëm për të kaluarën.

christian de portzamparc

Përfunduar në 1990, krahu perëndimor i shkollës së muzikës së Parisit përbëhet nga objekte mësimore për 1200 studentë, me një sipërfaqe prej 40,000 m2. Më shumë se 5,000 njerëz punojnë dhe japin mësim këtu, ndërsa godina përpiqet të sigurojë hapësirë për të gjithë (çdo disiplinë, secili “fis”, ka lagjet e veta) dhe të krijojë një rrjet të madh lëvizjesh dhe hapësirash ku studentët mund të takohen lirshëm.

Këto “rrugë” vertikale dhe horizontale ofrojnë 186 dhoma të ndryshme për të studiuar, vendosur rreth një kopshti dhe një shtëpie të vogël opera, një salle organosh dhe një salle orkestrale shumëfunksionale. Një manastir modern i hapur mbi qytet, i cili kompleton hapësirën përgjatë rrugës Jean-Jaurès me një fasadë të madhe të lakuar të bardhë, të ndërprerë nga forma të rregullta transparente të pasqyruara mbi një sipërfaqe ujore.

CITÉ DE LA MUSIQUE – WEST WING

Qyteti i muzikës, Paris, Francë – Krahu Lindor

1984 – 1995

Qyteti i Muzikës, i njohur në të gjithë Evropën si një nga “Grands Projects”, është vlerësuar në fushën e arkitekturës në të gjithë botën. Revista arkitekturore spanjolle ,Diseño Interior, e ka përshkruar kështu “Qytetin e muzikës”:

“Një ndërtesë me cilësi lirike, plot bardhësi dhe ngurtësi, e cila është antiteza e transparencave eterike dhe qasjeve të tjera teknologjike tipike për akademizmin e ri francez.”

The City of Music, Paris, France

Shtëpia e Dior, Seul, Koreja e Jugut

2011 – 2015

Ndërtesa është projektuar nga de Portzamparc në një zonë në kryqëzim, në rrethin luksoz tregtar Gangnam dhe përfshin një galeri dhe kafene gjithashtu. Frymëzuar nga krijimet e stilit karakteristik të Dior, ndërtesa është një manifest me linjat e saj të bardha që valëzojnë drejt qiellit në një asimetri delikate, evokim i kanavacës, gjenezë e të gjitha pjesëve “haute couture”. Pas disa muajsh kërkimesh dhe punimesh, Christian de Portzamparc dorëzoi në qershor 2015 ndërtesën e tij me volutat e saj në fasadë, me një strukturë të ngjashme me format e varkave, e realizuar me fibra qelqi dhe me një madhësi mbresëlënëse.

Flagship Dior, Seoul, South Korea

Muzeu Hergé, Louvain-la-Neuve, Belgjikë

2001 – 2009

Një muze kushtuar artistit belg dhe autorit të “Aventurave të Tintin”, Hergé, i cili u hap në Maj të vitit 2009 në Louvain-la-Neuve, Belgjikë. Muzeu Hergé ndodhet në një pyll dhe lidhet me qytetin nëpërmjet një ure. Vëllimi i muzeut ka formën e një prizmi të zgjatur i cili duket sikur noton në pyllin me pemë të mëdha.
De Portzamparc e projektoi atë si një arkitekturë të fortë, me hapësira surprizash, eventesh dhe me ngjyra. Itenerari në muze është një sekuencë pothuajse narrative, duke ndjekur artin dhe ngjyrat e vizatimeve të stilit “ligne claire”, në një hapësirë dedikuar veprve të Hergé dhe serive të vizatimeve të tij komike.

Musée Hergé, Louvain-la-Neuve, Belgium

Në Casablanca, sheshi i madh Mohamed V, një hapësirë ​​klasike drejtkëndore e viteve 1920 e trashëguar nga Marshal Hubert Lyautey dhe planifikuesi urban Henri Prost, kufizohet nga “wilaya” e arkitektii Charles Boyer, Gjykatat e Drejtësisë dhe ndërtesat e gjata administrative. Në anën e lirë në fund të Sheshit Mohamed V, qyteti vendosi të ndërtojë teatrin më të madh në Afrikë “Teatrin e Madh të Casablanca-s”. Konkursi ndërkombëtar i mbajtur në korrik 2009 i dha fitoren projektit të Christian de Portzamparc midis projekteve të paraqitura nga Zaha Hadid, Frank O. Gehry, Rem Koolhaas dhe Aziz Lazrak.

Në vend të një objekti arkitektonik autonom, univokal, ansambli fluid bashkëvepron me simetrinë pa e prishur atë dhe fton vizitorët të depërtojnë në hijen e një bote tjetër të brendshme duke hapur disa çarje dhe hyrje, të ngushta dhe imponuese, duke të orientuar në një galeri të madhe publike që përshkon hapësirën, e formuar nga shtylla të lakuara të kuqe.

GREAT THEATER OF CASABLANCA

E vendosur në cep të Park Avenue dhe Rrugës 28, ndërtesa përmban dy seksione kryesore të plotësuara nga një pavijon vertikal në secilën anë.
Ambienti i hapur midis kullës dhe rrethinave të saj moderon fenomenin e “boshtit të dritës”. Dizajni prizmatik i vëllimeve mbledh dritë duke optimizuar pamjen në rrugë për të ofruar një këndvështrim më të gjerë.

PRISM TOWER

Për të perfeksionuar procesin e prodhimit të verës në Château Cheval Blanc, pronarët Bernard Arnault dhe Baron Albert Frère i kërkuan Christian de Portzamparc të ndërtojë një kantinë të re ose punishte me “tanke” të mëdha të lakuara prej betoni, të dizajnuara nga arkitekti me kërkesë të drejtorit Pierre Lurton, i cili e donte këtë material për dhomën e fermentimit.

Jashtë, linjat e mureve të betonit e shndërrojnë kantinën në një belvedere që shtrihet nga kështjella, mbi të cilën mund të ngjitesh për të admiruar peizazhin e bukur të vreshtave të formuara nga dora e njeriut gjatë shekujve.

Asnjë linjë nuk është e tepërt dhe çdo element ndihmon në përsosjen e procesit dhe praktikave të verës, që mundësohen nga mjedisi i krijuar: nga gjeometria e sipërfaqeve të lakuara dhe betoni i tyre i parafabrikuar, atmosfera unike e krijuar nga drita natyrale që rrjedh nën tokë, përshkon muret që mbajnë ngarkesën dhe derdhet mbi skulpturat e mëdha të betonit në dhomën e fermentimit.

WINERY CHEVAL BLANC

Filharmonia ndodhet në rrafshnaltën Kirchberg, në qendër të një sheshi trekëndor të rrethuar nga zyrat administrative të BE-së. Christian de Portzamparc dëshironte të mbillte një unazë pemësh, ku do të ishte e nevojshme të kalohej në të për të hyrë në kompleksin kushtuar muzikës. Nuk kishte vend të mjaftueshëm për të mbjellë pemët, kështu që ai erdhi me idenë e një peristile të gjerë të përbërë nga 827 linja vertikale që formonin një holl përrreth Auditorit të Madh. Këto linja filtrojnë dritën, duke i mundësuar publikut që të shohë ose të harrojë mjedisin përreth.

Seksioni përreth sallës së madhe ngjason me “shkëmbinj” të pikturuar me shirita drite, përmes të cilave publiku hyn në ballkonet e sallave të koncerteve në nivele të ndryshme. Auditori i Madh ka tetë ballkone-kulla të vendosura vertikalisht rreth skenës së orkestrës. Kështu, audienca është mbledhur rreth muzikantëve. Salla e Muzikës së Dhomës është një vëllim që formon një veshje në formë petale asimetrike të lakuar rreth ndërtesës kryesore.

LUXEMBOURG PHILHARMONIE

Kjo shtëpi e re e operas është e vendosur në rrugën Fenyang dhe Huaihai. Ndërtesa ka një hyrje të madhe publike në cep të këtyre dy rrugëve të rëndësishme të rajonit historik francez. Në vend të një ndërtese unike masive, opera është ndërtuar si një sekuencë pavionesh, duke ndjekur ritmin dhe lartësinë e arkitekturës ekzistuese, duke përfshirë, në rrugën Fenyang, ndërtesën ekzistuese të konservatorit. Ngjyra dhe cilësia e pavioneve respektojnë një aspekt me modele tullash.

Një sallë opera është një instrument muzikor. Kjo në fjalë duhej të konceptohej si një klasike  dhe tradicionale, duke respektuar cilësitë akustike të modelit të formës u. Sidoqoftë, ajo është krijuar në një mënyrë të re për të mundësuar shikueshmëri të mirë për këdo, si dhe akustikë të mirë për repertorin klasik dhe romantik përmes një variacioni të kohës së reverberimit.

SHANGYIN OPERA HOUSE

Source: christiandeportzamparc.com

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial